Nga Felix Bilani/
Pse e tha Karl Marksi këtë në fund të jetës së tij? Sepse ai e kuptoi i pari që teoria e tij po kthehej në një dogmë fanatikësh, në një strehë për dembelët dhe dështakët që nuk donin progres, por donin thjesht dhunë, shkatërrim dhe kontroll mbi tjetrin. Ai e pa që marksistët e parë po krijonin një përbindësh.
Sot në Shqipëri, kjo frymë neomarksiste po përdoret si maska më e pështirë e një loje gjigande oligarkike dhe globaliste, ku në krye të kësaj katastrofe fshihet vetë Edi Rama. Prej më shumë se një dekade, ne po shohim një Shqipëri të grabitur nga ky regjim. Njeriu më i afërt i George Sorosit në këtë rajon, Edi Rama, e ka kthyer vendin në një çiflig personal të mafies globale dhe të oligarkëve të lidhur me të. Ndërsa Tirana është betonizuar në mënyrë kriminale, paketa e maleve dhe pyjeve do të shkatërrojë edhe atë pjesë të Shqipërisë që është e paprekur, me lojën se nuk kanë dokumente pronësie, ndërkohë që banorët ato toka e troje i kanë prej shekujsh të vetat. Ndërkohë që i gjithë bregdeti i jugut u shit e u nda sa nuk ka më asnjë pëllëmbë tokë bosh për qytetarët e thjeshtë, pa harruar kurrsesi shembjen barbare të Teatrit Kombëtar vetëm për të ndërtuar një kullë betoni mbi historinë tonë.
Gjysma e kësaj dysheje ogurzezë, Erion Veliaj, zbatuesi më i bindur i këtyre axhendave të Sorosit dhe betonizimit të kryeqytetit, sot ndodhet në paraburgim për zullumet dhe korrupsionin e tij galopant. Për të gjitha këto krime, opozita që nga viti 2013 dhe veçanërisht nga 2014 ka bërë denoncime të shumta e të vazhdueshme në SPAK, duke dokumentuar çdo grabitje të këtij sekti në pushtet.
Kjo frymë neomarksiste i rrinte shumë mirë sistemit të Ramës, sepse globalizmi po fitonte në çdo drejtim. Por tani në Zvërnec, skena ka ndryshuar. Aty po investon dhëndri i Donald Trump, pra vetë familja Trump, e cila njihet botërisht si vija e parë e frontit anti-Soros në botë.
Dhe këtu fillon perversiteti dhe intriga e madhe e rrjetit globalist të Ramës dhe Sorosit. A mos ndoshta këto protesta të neomarksistëve me mjekra nuk janë gjë tjetër veçse një organizim i vetë kastës në pushtet? Është skenari klasik makiavelist ku i njëjti regjisor financon ata që bëjnë sikur janë kundër sistemit, thjesht për të treguar se “ka opozitë”, por në fakt kontrollon të dyja palët. Rrjeti i Sorosit financon neomarksistët që të sulmojnë investimet e familjes Trump, duke u hequr si mbrojtës të mjedisit, ndërsa në xhep mbajnë paratë e veta të globalizmit.
Në këtë lojë të flliqur të katastrofës Rama, fatkeqësitë e vërteta janë qytetarët e ndershëm shqiptarë. Njerëzit që e duan me shpirt këtë vend, që duan të mbrojnë tokën e tyre në Zvërnec apo kudo tjetër, mashtrohen nga dogma të tilla të neomarksistëve. Këta fshatarë dhe qytetarë të sinqertë shkojnë pas një turme pa e ditur se ata që udhëheqin protestën janë thjesht mercenarë të paguar për të bërë lojën e Sorosit dhe Ramës kundër Trump-it, në vend që të bashkohen në protestat e opozitës për rrëzimin e katastrofës Rama. Por jo, kjo nuk ndodh sepse opozita ka denoncuar me fakte e prova çdo grabitje të katastrofës Rama dhe kjo u pa dje, ku shënoi edhe kulmin e paturpësisë, kur në frymën e këtij neokomunizmi të ri, këta neomarksistë shkuan të protestojnë edhe para selisë së PD-së, partisë më të madhe opozitare në vend, asaj që ka me dhjetëra dosje në SPAK kundër betonizimit dhe korrupsionit Rama-Veliaj. Pse duhet të sulmojnë opozitën e vërtetë në vend që të sulmojnë vetëm fatkeqësinë kombëtare, kryeministrin? Sepse ata e dinë shumë mirë psikologjinë e turmës. Ata duan me çdo kusht të hidhen në sulm për t’u bërë faktor “opozitar” i rremë, duke zëvendësuar opozitarizmin real me radikalizëm neomarksist që i shërben vetëm fshehjes së zullumeve të Ramës.
Mesazhi duhet të jetë i prerë: Shporruni nga drejtimi i vendit, nga Zvërneci dhe veriu i paprekur akoma, dhe nga çdo protestë qytetare!
Kjo protestë u përket atyre që kanë tokën dhe djersën aty, jo atyre që vijnë me agjenda të fshehta nga zyrat e OJQ-ve për të bërë propagandë kundër familjes, kundër biologjisë me ndryshime seksi të detyruara te fëmijët, dhe kundër zhvillimit ekonomik. Qytetarët duhet t’i kapin këta neo-komisarë nga zverku. Këto bajga ideologjike neomarksiste dhe soroiste, që mbrojnë pushtetin e Ramës dhe i përdorin shqiptarët si mish për top në luftërat e tyre globale, duhet të hidhen përfundimisht në koshin e plehrave të historisë.
Dhe mbi të gjitha, Shqipëria ka nevojë për investime të lira, të ndershme dhe jo investime të kontrolluara nga Sorosi apo rrjetet e tij globaliste që kërkojnë vetëm nënshtrim politik. Ky model antikombëtar i Ramës dhe Sorosit po çon në zbrazjen sistematike të Shqipërisë nga shqiptarët. Është një dhimbje e madhe të shohësh se si rinia jonë detyrohet të ikë me sytë këmbët, ndërsa sot në kryeqytet e në mbarë vendin porosia e kafesë të merret nga kamarierë indianë apo të vendeve të ndryshme të botës së tretë. Kjo nuk është rastësi, është një axhendë e pastër për të zëvendësuar popullsinë, duke asimiluar kulturën tonë, duke i përzënë dhe duke i lënë pa punë shqiptarët në tokën e tyre. Prandaj, çdo investim duhet të jetë transparent, në shërbim të zhvillimit real dhe të punësimit të vetë shqiptarëve, duke mbrojtur pronën private dhe identitetin tonë kombëtar, ndërsa kjo kastë neomarksiste dhe soroiste që po na shkatërron shtëpinë duhet të shporret njëherë e mirë!
© SYRI.net