Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 24-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Bushkolaj: Po t'i pyesin deputetët për Komandant 'Sulltanin' mund të thonë është Rama

18:46, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili një ditë më parë lexoi kërkesat e protestuesve në protestën e 23-të radhazi para Kryeministrisë në Tiranë., Rama publikoi një dokument për të cilin pretendoi se vinte në pikëpyetje përfshirjen e Goxhajt në luftën e Kosovës.

Në studion e “Task Force’ u diskutua tentativat e kryeministrit Edi Rama i cili po përpiqet të mjegullojë protestën qytetarë që prej 23 ditësh kërkon dorëheqjen e tij. Gazetari, redaktori i Syri Tv, Elkier Bushkolaj tha se Rama do bëjë çdo gjë që ta zhvendosë vëmendjen nga thelbi i protestës.

Ai thotë se protesta e nisur nga ngjarja në Zvërnec tashmë është një konglomerat hallesh shqiptarësh, që burojnë nga keqqeverisja, që burojnë nga tjetërsimi i votës, nga kjo arrogancë dhe mbi të gjitha që është më kryesorja, është ajo që lidhet me koston e jetesës dhe me çmimet pra që e prek në mënyrë direkte çdo shqiptar nga Tropoja deri në Sarandë.

“Së pari qeveria shqiptare i detyrohet një kërkim ndjese familjes së Xheladin Gashit. Xheladin Gashi është një nga figurat e njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arsimtar. E ka nisur aktivitetin patriotik po themi që në vitet '70-'80 dhe më pas në momentin që nisi edhe lufta e armatosur ka qenë një nga personat kyç të furnizimit të UÇK-së me armë.

Ka pasur aktivitet në Tropojë, në Has, në Mirditë, në Kukës, në Burrel, në Dibër dhe është një emër shumë i njohur në radhët e komandantëve të UÇK-së dhe mbante emrin Komandant Plaku.

 Pra një letër që pretendohet se është e tij, që ka plot dritëhije dhe mbi të gjitha janë disa dritëhije që zotëria deputet, që dikur ka qenë dhe drejtor i arkivave, më e pakta do duhej të ishte treguar i kujdesshëm edhe në momentin që e ka publikuar vetë letrën e tij, pavarësisht se është kryeministri Edi Rama që e ka publikuar i pari. Dhe unë e kam bindjen personale se edhe Edi Rama nëse do ishte live dhe do ta pyesnin në konferencë, e keni idenë se kush është ish-ushtari i UÇK-së që fshihet pas Komandant Plakut, unë gjykoj që nuk do ta dinte.

Unë kam bindjen personale që shumë deputetë të Partisë Socialiste po t'i pyesësh dhe se kush ka qenë Komandant Sulltani në luftë, ndoshta disa prej tyre mund të thonë se ka qenë dhe Edi Rama.

E vërteta është që ka qenë Sulejman Selimi, një nga ushtarakët më aktivë në UÇK nga Drenica dhe shumica e komandantëve të UÇK-së kanë pasur dhe ato nofka që ishin në detyrim për shkak të luftës.

Për të ardhur tek profili i zotërisë. Për hir të vërtetës unë jam aty në protestë, që në ditën e parë të protestës. Normalisht edhe vetë për shembull do kisha preferuar që në vend të zotit Goxhaj ta kishte lexuar deklaratën qoftë një vajzë nga Tirana, nga diaspora, se në fund të ditës qytetarët e thjeshtë dhe jo mediatikë po themi, janë shpirti i asaj proteste.

Por nëse ne do mbetemi tek figura e Dritan Goxhajt, ne duhet ta theksojmë që bashkë me të atin e tij ka një kontribut të çmuar në luftën e Kosovës. Pra kur Edi Rama ndodhej në Francë dhe shiste ikona dhe shëtiste në ato plazhet franceze, zoti Goxhaj ka shkuar, ka qenë pjesë e njerëzve që ka dërguar misionet nga Tirana në zonat kufitare të Hasit, Tropojës...

Ka një kontribut të qenësishëm, gjithashtu edhe pasi mbaroi lufta e Kosovës, kur ka nisur lufta në Luginën e Preshevës, zoti Goxhaj ka shkuar dhe atje dhe ka dhënë kontribut edhe në luftën e Preshevës.

 Pra është një njeri me kontribute përtej gjithçkaje dhe i takonte që të jetë pjesë e organizimit dhe të jetë pjesë e atij enturazhi që drejton atë protestë. Pastaj për të ardhur tek protesta, se ky është thelbi. Po, normalisht që Edi Rama do bëjë çdo lloj gjëje që ta zhvendosë vëmendjen nga thelbi i protestës.

Unë kam qenë aty që në datën 3, kur u zhvillua protesta e parë. Dhe normalisht aty kam qenë dhe si gazetar dhe kam pyetur të paktën 15 apo 16 protestues për të kuptuar profilet e tyre dhe për të kuptuar qëllimin se pse kanë dalë në protestë. Asnjë për be nuk më tha që unë kam dalë këtu për Zvërnecin. Jo.

Ngjarja në Zvërnec i ka shërbyer si një arsye pra ajo tërheqje zvarrë, por jo konkretisht për investimin apo për çështjen e Zvërnecit. Secili artikulonte probleme personale me të cilat ai përballet direkt. Pra ajo protestë është një konglomerat hallesh shqiptarësh, që burojnë nga keqqeverisja, që burojnë nga tjetërsimi i votës, nga kjo arrogancë dhe mbi të gjitha që është më kryesorja, është ajo që lidhet me koston e jetesës dhe me çmimet pra që e prek në mënyrë direkte çdo shqiptar nga Tropoja deri në Sarandë. Dhe kjo vjen patjetër nga një bashkëpunim që qeveria shqiptare ka vendosur që të ketë me ato që cilësohen si kartele droge, ku paratë e pista të korrupsionit dhe të drogës injektohen në ekonomi dhe janë vrastare pastaj për dy kategori veçanërisht, për rininë, për shtresën e mesme kuptohet dhe për pensionistët që nëse nuk kanë ndihmën e fëmijëve të tyre në emigrim po themi mund të jetojnë këtu si në kampe përqendrimi.

Ato pesë kërkesa janë gjëra që njerëzit i artikulojnë prej vitesh. Një nismë e krimit zgjedhor që për dreq SPAK-u nuk e hetoi kurrë. Kurrë, edhe pse e kishte aty dosjen 184, edhe pse e kishte aty dosjen 339. Se kush është vijimi i dosjes 339? Është dosja e Çyrbjes. Nisi me dosjen 339 zotëria Dako që fliste me Avdylajt dhe pastaj ngaqë SPAK-u nuk e hetoi atë, erdhën te Çyrbja. Tani nga Dibra, pale ku do dalim.

Dalim te deputetë që ndoshta mund të jenë sot në parlament. Pra ky është krimi zgjedhor dhe prandaj po kërkohet një qeveri teknike që mbi të gjitha të kujdeset për një proces zgjedhor, se nëse ne shkojmë në zgjedhje nesër, sikur thotë Agron Shehaj me Ramën kryeministër, po do jetë prapë i njëjti skenar." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco