Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

‘Kjo e keqe do të ikë shpejt’/ Emigranti para Kryeministrisë: Jam këtu për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë

20:04, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një emigrant shqiptar mbajti një fjalim emocional para Kryeministrisë në protestën e 22-të qytetare, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mes emocionesh, ai tregoi se kishte kaluar 32 vite në kurbet dhe se ishte rikthyer në protestë për të kërkuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe fëmijët shqiptarë.

Duke folur për herë të parë nga një podium, ai u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe durimin, ndërsa theksoi se angazhimi i tij nuk lidhet me interesa personale, por me dëshirën që brezat e ardhshëm të jetojnë në një Shqipëri më të drejtë dhe me më shumë mundësi.

Qytetari: Mirëmbrëma vëllezër, motra, nënë e baballarë. Unë jam një djalë që kam 32 vjet që rritem në kurbet. Rinia ime u shkatërrua për shumë arsye. Jam këtu, në radhë të parë për rininë e sotshme dhe drejtuar t'i falënderoj të gjithë!

Të më falni për emocionet, nuk kam folur në jetën time asnjëherë në podium. Dhe sot, po flas me zemër e me shpirt.

Unë, si djalë që jam këtu, nuk kam asnjë interes edhe përfitim që kam ardh'. Kam ardh' sikurse ju thashë për rininë, për këta fëmijë që të lindin në këtë shtet, të kenë një jetë më të lumtur. Unë jam bërë baba dhe për fëmijën tim bëj çdo gjë.

Ju përshëndes të gjithëve. Mbani qetësinë, durimin, se kjo e keqe do iki shumë shpejt. Rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco