Lajmi i fundit

Kavajë/ Vëllai godet me thikë vëllanë, 74-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

'Kumbari' në telashe? Këlliçi: Janë zbuluar 500 planet e fshehta të Ramës

'Kumbari' në telashe? Këlliçi: Janë zbuluar 500 planet e fshehta të Ramës

20:35, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Financial Times”.

Duke u ndalur te libri “The albanian files”, Këlliçi shkruan se janë 500 plane biznesi që publiku nuk i di. Projekte që sipas Këlliçit janë të Ramës dhe miqve të tij oligarkë.

Këlliçi thotë se këto projekte janë bërë pa asnjë konsultim apo komunikim me publikun.

Reagimi i Këlliçit

Doni më shumë për Kumbarin?!!!

Një libër i plotë me projektet që ka Edi Rama për resorte e kulla në gjithë bregdetin dhe në vende të tjera si në liqenin e Pogradecit, është bërë publik pikërisht ditën kur kreu i organizatës tha një një intervistë për “Financial Times”, se nuk është ai Kumbari i Shqipërisë!

Një ditë më parë, unë e denoncova këtë aferë.

Janë më shumë se 500 plane biznesi që publiku nuk i di, që qytetarët nuk e kanë idenë, por që kanë nisur dhe që pritet të marrin jetë në vazhdim.

Resorte luksoze dhe kulla nga Saranda në Velipojë dhe në liqenin e Pogradecit.

Të gjitha projekte personale të Edi Ramës dhe miqve e oligarkëve të tij, pa asnjë konsultim apo komunikim me publikun dhe komunitetin.

A doni më shumë prova për Kumbarin se sa kjo?!

A nuk është kjo ta trajtosh Shqipërinë si plaçkë, si kopshtin personal, ku ndan troje, brigje, laguna, kodra, male, dete e liqene sipas interesit personal?

Cili mafioz, cili Kumbar ka arritur në këto nivele?!

Pazaret e Edi Ramës kanë dalë në shesh. Dhe sheshi është mbushur si asnjëherë më parë me qytetarë kundër korrupsionit dhe arrogancës.

Kumbari ka ngelur vetëm. Dhe i ka ditët e numëruara!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco