Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 25-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘Arkitektët e huaj, makthi i çdo ndërtuesi në Tiranë’, Saraçi: Bregdeti jepet me një të rënë të lapsit

18:40, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një libër i arkitektëve i titulluar ‘The Albanian Files’, që ka në fokus sektorin e ndërtimeve në Shqipëri, nxjerr në pah një skemë të dyshuar shtetërore të përqendruar ekskluzivisht te ndërtimi i kullave, resorteve luksoze dhe pastrimi i parave.

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, kryeredaktori i këtij Tv, Romir Saraçi tha se  vizioni i qeverisë është larguar tërësisht nga zgjidhja e problemeve jetike si shëndetësia apo arsimi, duke u fokusuar në betonizimin dhe privatizimin e aseteve publike.

Sipas tij, skema ka nisur përmes ndryshimeve të thella ligjore, ku kompetencat e lejeve të ndërtimit iu hoqën bashkive për t'u përqendruar në një dorë të vetme pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Përmes ligjit për "Investitorët Strategjikë" dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura, theksoi Saraçi, u është hapur rruga tjetërsimit të pronave të qytetarëve, duke i kaluar ato tek biznesmenët dhe duke përjashtuar banorët vendas nga zhvillimi.

Po ashtu, kryeredaktori i Syri-t foli edhe për arkitektët e huaj, që sipas tij, janë kthyer në "makthin" e çdo ndërtuesi shqiptar.

Situata, theksoi ndër të tjera Saraçi, paraqitet po aq kritike në bregdetin shqiptar, i cili po jepet me koncesione e po privatizohet nga biznesmenë të ndryshëm pa asnjë transparencë fondesh.

Gjithashtu si pasojë e këtyre skemave, Drejtoria e Tatimeve në Tiranë, u shpreh Saraçi, është kthyer në një "paradhomë" të SPAK-ut.

Deri dje, Kryeministri Edi Rama doli në Financial Times dhe tha: "Ose më provoni që unë jam i korruptuar, ose fuck you," u tha të gjithë protestuesve dhe të gjithë shqiptarëve. Dhe ky libër rozë, kjo dosje, tregon autorësinë e Edi Ramës për gjithçka që ndodh në këtë vend. Shiko, se ne nuk kemi një libër rozë për shëndetësinë, që të përparohet, rregullohet dhe të bëhet. Për arsimin, meqenëse jemi te librat, të jetë për arsimin se si mos të bëhen shkolla me turne e të tjera me radhë. Por kemi një libër rozë, kemi një botim voluminoz për ndërtimet, për kullat, për resortet e të tjera. Çka tregon në vetvete vizionin dhe misionin që ka kryeministri për Shqipërinë. Pra, duke lënë të gjitha problemet dhe hallet e shqiptarëve mënjanë dhe duke u fokusuar vetëm në atë objektivin parësor të tij, të ndërtimeve, të kullave, të resorteve, të përfitimeve, të pastrimit të parave dhe të tjera. Dhe pse e them që Edi Rama është god-fatheri dhe është autori i gjithçkaje? Shiko, Edi Rama e ka pasur të qartë që në momentin e parë që ka nisur këtë operacion në Shqipëri. Fillimisht filloi me ndryshimin e ligjeve.

Dikur lejet e ndërtimit, qoftë edhe në bregdet në zona të caktuara, ka qenë kompetencë e bashkive ose deri në një pikë të caktuar, dhe më pas ndërhynte KKT-ja, KKT-sh-ja ekohës. Të gjitha kompetencat për lejet e ndërtimit i mori, i përqendroi në duart e veta, nëpërmjet edhe bëri Agjencinë e Zhvillimit të Territorit. Ndryshoi ligjet, vendosi ligjin për statusin e investitorit strategjik, që është: marrja e pronës pronarit, qytetarit, kujtdo, dhe ia jepja këtij investitorit strategjik duke përjashtuar nga investimi dhe zhvillimi banorët e asaj zone. Ndryshoi ligjin për zonat e mbrojtura me pikëzat e vogla e me pikëzat e mëdha të Mirela Kumbaros për t'i hapur rrugë të gjithë zhvillimit. Pra, pasi plotësoi kuadrin ligjor, duke i përqendruar në dorë të vet dhe të grupit që ai kishte ngritur për realizimin e këtij operacioni, kaloi edhe në veprime konkrete. Hapi i parë që ndërmori është pikërisht grupi i arkitektëve. Një nga arkitektët kryesorë që ka marrë miliona të pastruara në Shqipëri është Stefano Boeri.

Pra, për çfarë flasim? Flasim për arkitektë të cilët edhe në vendet e tyre po përndiqen nga drejtësia, kurse në Shqipëri nuk ndodh. Është pikërisht ajo jo-ja që në Shqipëri jo, nuk ka për asnjë gjë jo, është për gjithçka e mundur. Kjo është thelbësore. Në Shqipëri mund të bëhet gjithçka. Kemi në përgjime arkitektin turk, mos gaboj, Emre. I cili u sugjeroi grupeve të Shijakut dhe të Durrësit që të kontaktonin atë për të miratuar lejen e ndërtimit. Dhe pasi krijoi me këta arkitektë dhe vizionin e vet, të cilët sot na i shet kryeministri si arritje, sepse ka thithur dhe arkitektë të huaj, kalojmë pastaj në një fazë tjetër. E them me përgjegjësi të plotë, sot këta arkitektë të huaj janë kthyer në makthin e çdo ndërtuesi të Tiranës. Në makthin e çdo ndërtuesi, sepse nuk marrin dot më asnjë leje në qoftë se nuk shkojnë të trokasin në dyert e arkitektëve të caktuar nga Edi Rama. Pra, për të mbyllur ciklin.

Kalojmë më pas te falja e pronave. Kjo që ne sot e diskutojmë, sot bregdeti shqiptar, sot riviera shqiptare, sot çdo zonë e rëndësishme, qoftë kjo një rëndësi e veçantë si zonë për t'u mbrojtur apo qoftë bregdet shqiptar, jepen me një të rënë të lapsit, i jepet kujtdo biznesmeni. Nuk po merremi oligarku, krimineli apo të tjerë. Është e pafalshme, s'ka as kush të drejtë të privatizojë bregdetin. Askush të vendosi traun edhe në zonat që ne sot i cilësojmë si resorte luksoze, komplet jugu, merre nga Palasa e të gjithë me radhë. Më fal, kush je ti që bllokon plazhin? Ndërtoje në pronën tënde atë resortin, ato vilat apo ato, nuk ndodh në vend të botës. Po jo bregdetin! Në vendet më të zhvilluara, po, mund të ketë sipërfaqe të caktuara të cilat ti ua jep resorteve, por nuk mund t'i japësh bregdetin! Të gjithë, të bësh një mollë të ndaluar për qytetarët.

Dhe ky e ka privatizuar. Dhe pasi kopsiti, gjeti, rregulloi bazën ligjore, caktoi arkitektët, zgjidhi çështjen e pronësisë dhe u fut tek akti final që ishte qëllimi i parë: pastrimi i parave. E kemi thënë edhe në këtë studio që e kemi përmendur, që e ndaloi Bashkimi Evropian, ishte amnistia fiskale që do bëhej për paratë e drogës. Në momentin  që Bashkimi Evropian pengoi amnistinë fiskale për pastrimin e parave, atëherë u vu në zbatim plani i ndërtimeve me kulla dhe resorte. Pra, ky ishte plani B i kryeministrit për të injektuar në ekonominë shqiptare, ose për të përdorur Shqipërinë si trampolinë të milionave të drogës. Të gjithë ato miliona e miliarda nuk mbesin në Shqipëri, ato shkojnë, pra kthehen në vendet e Bashkimit Evropian që janë kthyer sot në problem edhe për vendet. Lënë vetëm shkatërrimin. Dhe diçka tjetër, edhe një detaj të fundit, sot Drejtoria e Tatimeve të Tiranës është kthyer në një paradhomë të SPAK-ut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco