Lajmi i fundit

PD: Sulmi ndaj Tahir Sinanit dhe UÇK-së është akt antishqiptar i orkestruar nga Edi Rama

FOTO/ Tentativat qesharake për të intimiduar protestuesit përmes SMS 'fake': Tërhiquni nga protesta anti-qeveritare...

FOTO/ Tentativat qesharake për të intimiduar protestuesit përmes SMS 'fake': Tërhiquni nga protesta anti-qeveritare...

19:13, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa protesta sot ka hyrë në ditën e saj të 25, mesazhe të shumta nga numra të Britanisë së Madhe po mbërrijnë në telefonat e qyterarëve që dalin në protestë.

Ditën e sotme në redaksinë SYRI-t ka siguruar një dëshmi, ku shihet se si qytetarët po shantazhohen hapur përmes mesazheve kërcënuese në rrjetet sociale.

Një mesazh i dërguar nga një numër biznesi me prefiks të Mbretërisë së Bashkuar (+44 7345 110578), u kërkon qytetarëve të tërhiqen menjëherë nga protestat, duke përdorur terma të tillë si ‘akte antisemite’, por duke kaluar hapur në kërcënime për jetën dhe karrierën e tyre.

Përshëndetje ...

Ju kërkojmë sa me shpejt tërheqjen tuaj nga protesta anti-qeveritare.

Kjo është një paralajmërim për ju Sepse jeni duke kryer akte antisemite në protestë.

Nëse nuk tërhiqesh nga kjo Protestë, mund të ketë pasoja Tek shkolla, puna, etj...

Bë kujdes.

Nëse kryhen akte anti-semite ne do t’ju vihemi pas!!

Un për mendimin tim do të shikoja më mirë një jetë të qetë dhe pa dosje kriminale

Se sa te dal kundra qeverisë.

Gjithësesi ju falënderoj

Dhe ju respektoj

Image

Kjo formë e re intimidimi tregon qartë panikun që ka përfshirë strukturat, të cilat nuk kursejnë as përdorimin e numrave të huaj për të fshehur gjurmët dhe për të mbjellë frikë te rinjtë dhe qytetarët që kundërshtojnë regjimin.

Kërcënimi direkt me ‘pasoja në shkollë e punë’, si dhe paralajmërimet për ‘dosje kriminale’ thjesht sepse merr pjesë në protesta qytetare, të kujton metodat më të errëta të diktaturës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco