​Ja të vërtetat absolute të reformës në drejtësi dhe roli malinj i Ramës!

​Ja të vërtetat absolute të reformës në drejtësi dhe roli malinj i Ramës!

13:57, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Edi Rama ka qenë dhe mbetet faktori më malinj dhe destruktiv i reformës në drejtësi, ndaj ai përfaqëson penguesin dhe armikun më të betuar të saj dhe jo mbështetësin apo realizuesin e saj.

Plot një dekadë më parë u bë Reforma në Drejtësi, për të cilën më pas u thanë mijëra gënjeshtra nga Rama në funksion të objektivit të vetëm të kapjes totale të saj.

Po cili ishte roli i Ilir Metës, LSI-së nga njëra anë dhe cili ishte roli i Ramës nga ana tjetër?

Faktet flasin vetë, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë dhe çdo gënjeshtër e zhbën koha, ndërsa dokumentet mbeten dhe ato janë asgjësuese.

Ilir Meta ka publikuar sot një letër zyrtare të ambasadorit amerikan Lu, ku vlerësohet lart roli vendimtar e përcaktues i Metës dhe LSI-së, e ku përmendem edhe unë si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe votimi im në këtë komision.

Si u zhvilluan ngjarjet:

Në fillim të qershorit të vitit 2016, unë si anëtar i Komisionit të Reformës votova për miratimin e draftit të Reformës dhe përfshirjen në programin e Kuvendit për shqyrtim e votim në seancë plenare. Pa votën time, Rilindja në Komision nuk e çonte dot, sepse nuk kishte votat e mjaftueshme, pasi kishte vetëm 4 vota nga 5 që duheshin.

Arsyeja e votimit tim bazohej në faktin se opinioni final i Komisionit të Venecias kishte ardhur që në mars 2016, pra ishte shumë e qartë rruga për reformën.

Arsye themelore ishte edhe fakti se, nëse Reforma nuk miratohej brenda korrikut 2016, do të humbej edhe një vit dhe procesi do të hynte në qorrsokak të plotë.

Arsye tjetër madhore ishte se buxheti për fondet e financimit të SHBA-së për Reformën miratohej brenda shtatorit dhe mosvotimi i saj brenda korrikut e linte këtë reformë pa financimin amerikan.

Ndërkohë, kishte një kërkesë absolutisht të ligjshme të opozitës për reflektimin e nenit 88 të Raportit Final të Komisionit të Venecias, që garantonte një rol real të opozitës në procesin e zbatimit të reformës.

Rama po e zvarriste qëllimisht procesin për të përjashtuar totalisht opozitën dhe për ta votuar me vota të blera Reformën në Drejtësi, proces në të cilin ishin përfshirë edhe disa ndërkombëtarë.

Rama bëri sikur takoi Bashën në një takim ku kam marrë pjesë edhe unë, takim gjoja për të gjetur konsensus, por që realisht Rama nuk donte asnjë konsensus, bile kishte ardhur me deklaratë të gatshme të bërë që më parë për dështimin e takimit.

Ndërsa Ilir Meta, në funksion të realizimit të konsensusit, takoi zyrtarisht në Kuvend Bashën, që kërkonte përfshirjen në Reformë të nenit 88 si garanci për opozitën.

Meta, në ditën e votimit, më 21 korrik, siç dihet botërisht, ndërpreu seancën plenare dhe uli në tavolinë ndërkombëtarët, opozitën dhe Rilindjen dhe realizoi votimin me 140 vota.

Ky veprim i Metës ndodhi pasi, dy ditë përpara 21 korrikut, Rilindja bojkotoi mbledhjen e Komisionit të Reformës për të penguar përfshirjen e nenit 88 të kërkuar nga opozita, me qëllimin e vetëm për të penguar me çdo kusht konsensusin.

Përfundim:

Meta dhe 20 deputetët e Grupit Parlamentar të LSI-së në vitin 2016 ishin faktori vendimtar për realizimin e Reformës sipas Komisionit të Venecias.

Aksioni politik parimor, kushtetues dhe i ndershëm i Ilir Metës uli në tavolinë ndërkombëtarët, opozitën dhe maxhorancën dhe realizoi votimin historik me 140 vota të Reformës.

Falë këtij votimi me 140 vota, Shqipëria mori në nëntor 2016 edhe Rekomandimin e parë historik për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Faktet tregojnë qartë se Rama kishte objektiv vetëm rrëmbimin e reformës dhe votimin e saj me vota të blera.

Vonimi i qëllimshëm i votimit të Reformës kishte objektiv mosmiratimin e saj bashkë me shtatë ligjet kyçe si një paketë të vetme, që do të lejonte zbatimin e shpejtë të saj dhe evitimin e kapjes prej Ramës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco