Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Aktori Medi Malkaj në protestë: Emri i Ramës na ndot gjuhën shqipe, maskarai të shkojë në burg

20:53, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori i njohur Medi Malkaj ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë ditës së 28-të të protestës qytetare në Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Nga podiumi i protestës, Malkaj akuzoi Edi Ramen për keqqeverisje dhe për shitje të pasurive publike, ndërsa kërkoi që sipas tij përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Më tej, ai ngriti shqetësime për ndalimet e disa protestuesve nga policia, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e shtetit të së drejtës.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për, sipas tij, shitje të pasurive dhe territorit publik, duke përmendur zona të ndryshme të vendit.

Fjala e aktorit Medi Malkaj:

Këta parafolësit e mi pasuruan gjuhën shqipe. Se për shembull Edi Ramën, ai maskarai do të thuhet, jo Edi Rama, maskarai! Qelbësira! Ndyrësira! Haleja!

Se emri i tij na bën pis gjuhën. Dhe ne duhet ta mbajmë të pastër gjuhën tonë!

Miq të dashur, dëgjova që kanë marrë nja tre-katër nga këta djemtë e protestës, i kanë marrë policët.

Po tani, tani Kushtetuta, aq sa e njoh unë, Kushtetuta thotë që jemi të barabartë para ligjit. Po pse nuk fusin këtë maskaranë në burg?!

Pse nuk fusin këtë dhe këlyshët e tij që të kalben atje?! Se, se i ka të gjitha... nuk di nga ta kapësh! Ka hequr Butrintin, ka hequr 12 milje det, ka hequr Vlorën, ka hequr Sazanin, ka hequr Lezhën. Nuk i ka mbetur gjë pa shitur!

Çfarë domethënë kjo? Duhet, duhet që t'i shikojmë të gjitha gjërat dhe të përpiqemi... të përpiqemi me shpirt që ta duam atdheun tonë. Se si atdheu nuk ka, le të jetë kush të dojë! Unë e dua Shqipërinë time!

Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria!

Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar!

Zemrën ti ma ke gatuar, plot me dëshirë e me zjarr!

Faleminderit shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco