Pas gati 2 orëve protestë para kryeministrisë, mijëra protestues do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës duke thirrur: Rama jepe dorëheqjen!
Sot shënohet dita e 28-të e protestës ku u shfaqen dhe pankarta me mesazhe pikante ku i kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama.
Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët shpalosën dhjetëra pankarta, ku nuk munguan akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj zyrtarëve të lartë.
© SYRI.net