'Rama jepe dorëheqjen!' Refreni që s'dëgjohet vetëm në rrugë! Thirrja në kor edhe në mbrëmjen e Matura 2026

22:46, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 28-të të protestësm thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ nuk dëgjohen çdo mbrëmje vetëm në rrugët kryesore të Tiranës dhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ poshtë dritares së kryeministrit.
Tashmë ata janë kthyer në refren në çdo eveniment.

Madje edhe në mbrëmjen e maturës 2026.

Një video të publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tregon një atmosferë festive të gjimnazistëve të cilët festojnë mbrëmjen e përfundimit të Maturës, dhe ata thërrasin në  kor ‘Rama jepe dorëheqjen’

“Një thirrje e sinqertë nga maturantet e Lushnjes në Mbremjen e Matures: Rama Jepe Dorëheqjen!!’ shkruan Bardhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco