Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Protesta/ Qytetari: ‘Albanian Files’ , dosja që do e çojë Ramën në qeli

Protesta/ Qytetari: ‘Albanian Files’ , dosja që do e çojë Ramën në qeli

21:08, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë se libri “Albanian Files”, do të jetë dosja që do ta çojë kryeministrin Edi Rama në burg. I riu nënvizoi se në atë libër janë tokat e të gjithë shqiptarëve dhe se ka projekte që populli nuk është në dijeni që do të bëhen dhe rezistenca duhet të vijojë deri në largimin e Ramës nga qeveria. 

Kujt do ja kishte marrë mendja se do rrinim 28 ditë këtu dhe të qëndronim si ditën e parë! Ata menduan se ne do lodheshim, por ne jemi këtu më të fortë dhe më të qartë se ditët e para. E dini pse? Se hallet dhe fjalimet e secilit prej nesh në këtë vend vetëm e frymëzojnë njëri-tjetrin. Unë sot do të flas pak, vetëm për të ashtuquajturën "The Albanian Files", dosjet e Shqipërisë. Një libër me 750 faqe ka dalë para pak ditësh në internet. Aty janë tokat e të gjithë shqiptarëve. Në atë libër, kryeministri Rama në bashkëpunim me arkitektë të ndryshëm, kanë vendosur çdo të bëhet me Shqipërinë për 100 vite. Tokat tona, shtëpitë tona, kullotat tona, lumenjtë, liqenet, janë pjesë e disa projekteve që ne as nuk i dimë!

Gjatë kësaj kohe që ne po flasim këtu, ka shumë projekte shkatërruese që po vijojnë, siç ka dhe disa projekte që falë kësaj proteste janë ndaluar. Unë mendoj se ajo dosje do të jetë dosja që do e shoqërojë kryeministrin Rama drejt e në qeli.

Ka qenë fati ynë i madh që jemi zgjuar pikërisht në këtë moment kur thikat ishin vënë mbi hartën e Shqipërisë dhe Shqipëria ishte ndarë copa-copa për oligarkë të ndryshëm. Ajo dosje duhet të jetë në telefonat e secilit prej jush. Ta shikoni me sytë tuaj se çfarë pritet të ndodhë me Shqipërinë nëse ne nuk vazhdojmë të rezistojmë. Kjo rezistencë jo vetëm duhet të vazhdojë, por duhet të shtohet e të shtrihet në çdo qytet të Shqipërisë. I bëjmë thirrje edhe qytetarëve të qyteteve të vogla, të cilët duket se janë vetëm në qytete ku krimi e ka zaptuar qytetin dhe ka ngelur vetëm krimineli e i poshtëruari. Jo, ata duhet të ngrihen sepse përndryshe do të ngelin vetëm të poshtëruarit. Ndërkohë që po flasim, shumë njerëz shtrojnë pyetjen: Edhe sa do rrimë këtu? Pse duhet të rrimë kaq shumë? Pse nuk e ndryshojmë modelin? Jo, ne duhet të rezistojmë këtu, jemi ajo pika e ujit që do ta shpojë atë gur në fund. Sepse ka edhe shembuj të tjerë. Nga mbrapa më thonë se pas një rezistence më shumë se një vit e gjysmë, kryeministri i Serbisë e ka dhënë dorëheqjen. Duhet ta dimë se edhe këta autokratë, edhe këta diktatorë, në momentin që e kanë popullin në rrugë një ditë, një javë, një muaj, një vit, do të rrëzohen!

E kemi thënë edhe herë të tjera, kjo nuk është një garë sprinti në 100 metra, kjo është një maratonë! Kemi hyrë në një luftë nervash. Nuk e dimë kush do të dorëzohet i pari, ama unë jam i sigurt që këta njerëz që janë këtu nuk dorëzohen! Nuk kam parë kurrë në jetën time njerëz më të vendosur për të shkuar në fund të rrugës së tyre. Ose ne do qëndrojmë këtu dhe do ta bëjmë Shqipërinë siç ne duam, ose projekti politik i atij do të vihet në zbatim dhe s'do të ketë vend për asnjërin prej nesh. Ndaj ju them që është detyra jonë qytetare fillimisht që të rezistojmë për vete, për familjet tona, për vëllezërit, për motrat, për fëmijët dhe për ata që nuk janë më. E kemi për detyrë ta mbrojmë këtë vend!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco