'Rama jepe dorëheqjen! Tradhtia ka emër!' Marshimi protestë tek ish-Blloku dhe Sheshi Willson

22:24, 27/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas më shumë se 2 orësh qëndrimi para kryeministrisë ku mbahen fjalime dhe thirrje kundër qeverisë socialiste, protestuesit vijuan sot marshimin nga zona e ish bllokut tek 'Sheshi Willson' (ora 21:00 - 23:00)

Thirrja kryesore e protestuesve është: Rama jepe dorëheqjen!” 'Shqipëria kërkon revolucion!' 'Ju erdhi fundi!' 

Ata bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkohen me ta në protestën kundër qeverisë Rama.

Nga sheshi para godinës qeveritare folësit përsëritën kërkesat e tyre, teksa theksuan se nuk do të negociojnë për asgjë me kryeministrin veç dorëheqjes së tij. 

Ndërkohë protestat kanë vijuar edhe në qytete si Rrogozhinë, Durrës e Korçë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco