Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zverneci 2.0, Rama i përgjigjet protestës me dhunë

Blushi denoncon në Parlamentin Europian dhunën e policisë ndaj qytetarëve tek parlamenti

Blushi denoncon në Parlamentin Europian dhunën e policisë ndaj qytetarëve tek parlamenti

16:55, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar sot në Parlamentin Europian dhunën e policisë ndaj qytetarëve protestues tek parlamenti.

Ai ka dënuar dhunën e egër të policisë.

‘Dënoj me forcë dhunën e egër të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë paqësisht.

Kur regjimi u përgjigjet qytetarëve me dhunë, tregon frikë, jo forcë.

Këtë dhunë e kam denoncuar sot edhe në Parlamentin Europian, sepse të drejtat e qytetarëve dhe liria për të protestuar nuk mund të shkelen.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar’, shkruan deputeti Blushi në reagimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco