Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta qytetare në ditën e 30-të: Rama jepe dorëheqjen

800 mijë votat e Ramës dhe 2 milionë votat e Ramizit

800 mijë votat e Ramës dhe 2 milionë votat e Ramizit

Nga Agim Xhafka - 29/06/2026

Kuptohet që protestuesit e kanë kapur kryeministrin në vend të keq andaj kohë e pa kohë ky në vend të bërtasë, oh, ç’më gjeti ore, na kujton që ka 800 mijë vota.

M’i kanë dhënë shqiptarët, andaj nuk dorëhiqem, trimërohet. Dihet që kam kontratë me votuesit deri në vitin 2029, e ka si refren.

E thotë dendur këto ditë se dhe mengeneja popullore po ia shtrëngon më fort burgjitë. U mbush muaji që buçasin sheshet e rrugët, dorëhiqu, shko në burg!

Por le të ndalemi te ajo kontrata që Rama e nxjerr në mexhlis si akt noterial me shumë vlerë. Po, mo po, populli të dha një mandat, por jo që ti t’ia bësh mandatën popullit.

Ai të caktoi ty si shef të finacave të shtetit që paratë e taksave, buxhetin pra, t’i shpenzosh për popullin, jo për miqtë. Ti nikoqirësh sipas nevojave të shqiptarëve jo të bësh donacione e dhurata atje ku ta thotë interesi yt. Ndaj anglezët prej shekujsh kryeministrin e quajnë ‘Njeriu me qira’.

Se këtë metodologji ndjekin, gjejnë një njeri t’u shërbejë. Paguajnë rrogë e disa benefice që ai t’u shtojë pasurinë e sigurinë. Në se nuk u del fiks si shalqi i pjekur, në se përdorim një shprehje bisedore, e prishin fët e fët kontratën.

Divorcohen dmth ashtu si çiftet, paçka se janë betuar te shteti a te kisha që do të jenë bashkë në të mirë e në të keq deri sa vdekja t’i ndajë. Ndërsa për 800 mijë votat o zoti Rama, përmendi me zë të ulët.

Se e dimë të gjithë që shumë nga ato ti i ke vjedhur me presione, me patronazhistë, me ndihmën e oligarkëve, me…As t’i vetë nuk e di saktë sa vota ke që të takojnë realisht ty. Mburresh me gjënë e tjetrit dmth.

Këshillë; çdo herë që flet për vota kujto Ramizin. Ramiz Alinë ore. Ai pati 2 milionë vota, afro tre herë më shumë se ti, ama nuk arriti t’i gëzojë as vetëm ca ditë. E la zyrën me vrap dhe me vrap e çuan te 313.

Protesta kundër teje nesër nis muajin e dytë. Largohu se vapë tani. Do lodhesh ti, por jo rinia. Se ata i freskon shpresa…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco