Një panoramë e frikshme e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe industrisë së ndërtimit zbulon se si miliardat e trafikut të kokainës po kthehen në kulla dhe resorte turistike në Shqipëri.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari Artan Hoxha shpjegon se të dhënat sugjerojnë se mbi 523 projekte ndërtimi, me 57 prej tyre tashmë të ekzekutuara dhe dhjetëra të tjera në pritje të lejeve, janë përdorur nga rrjetet kriminale për pastrim parash.
Këto projekte, theksoi ai, operojnë shpesh pa asnjë konkurrencë reale në treg, duke u shërbyer narkotrafikantëve si një 'atlas' i hapur për të ricikluar paratë e pista.
Sipas gazetarit, evoluimi i karteleve shqiptare ka qenë sa i shpejtë aq edhe strategjik, ku pas fazës së kultivimit masiv të kanabisit në vitet 2014-2016, grupet kriminale u zhvendosën fuqishëm drejt trafikut të kokainës.
Kjo u shënua me laboratorin e zbuluar në Xibrakë më 2015 dhe sekuestrimin e bujshëm të 613 kilogramëve kokainë në Maminas më 2018.
Lëvizje të tillam, shprehet ndër të tjera Hoxha, i vendosën shqiptarët në vëmendjen e autoriteteve ndërkombëtare, përfshirë ato gjermane dhe europiane, duke i shndërruar në lojtarë kryesorë të shpërndarjes në Evropë.
Sot, fusha e betejës së këtyre grupeve është zhvendosur plotësisht në Amerikën Latine, thekson ai, duke shtuar se shqiptarët kanë ndërtuar lidhje të thella me organizata të fuqishme dhe ushtri të mirëfillta kriminale si 'Los Choneros' dhe 'Los Lobos' në vende si Ekuadori, Kolumbia dhe Peruja.
Paratë e shumta që hidhen për blerjen e tonelatave me kokainë shërbejnë si financim i drejtpërdrejtë i luftërave të përgjakshme mes karteleve vendase.
Më i paafti nga ata, po të hyjë ta marrë, vetëm ta marrë atë gjënë atje brenda. T'i shikojë ata. Pra, kur ti shikon 60 kompani arkitekture të huaja, që secila ka deklaruar vetë se çfarë ka bërë në Shqipëri. Këta kanë projekte. Pra aty janë 523 projekte gjithsej. Për të, të miratuara. Dhe projekte që në to s'kanë konkurruar me askënd. I kanë thirrur, hajde do bësh këtë gjënë, kaq janë lekët, qe baba lekët. Prandaj ata janë kaq të lumtur, dhe e kanë deklaruar me qejf të madh, se kanë thënë 'Këtu bëka, deti kos'. Dhe më e bukura është që nga ato 523 projekte, pra në qoftë se ti do të merresh, të ndjekësh një nga një gjurmët se cila nga këto narkotrafikantët shqiptarë ka sjellë lekët, ku i ka çuar, aty e ke direkt. Kap projektin, shkon e shikon atje. Ai projekti, a është ekzekutuar? Po. Nga këto 523, 57 janë ndërtuar. E ka fare të thjeshtë. 53 janë ndërtime sipër. Ndërkohë, 47 janë që presin leje. Pra ti çfarë kërkon, pse lodhesh mo? Tjetra, 7 studio domethënë, që kanë marrë gati 41%, nuk përmenden fare se kush janë pronarët e tyre. Ti merr ato letrat. Siç priten tek vila e Belindës kur vinin drutë dhe e pyetën ata të druve, i thonë 'ore kush ngrohet këtu? Për këtë që i sjell drutë, kush i dha lekët? Ai kur shkon e kap e na harxhon për atë vilën, po ti s'harxhoke dot për të gjitha ato resorte'.
Libri i Europolit në fakt, është një fashikull. Ky është më i plotë, është atlas. Është manual që ti të shkosh në vend. Europoli i shkretë lodhet duke u marrë me pjesën e të bardhës, e kokainës. Si vjen, si operojnë shqiptarët, si e shesin në Europë, nga Evropa si manovrojnë me të, si e kanë rritur nivelin, dhe përmasat e tyre. Kur bëhen këto operacione ti e ke parë, shpallet në kërkim kush është në kërkim, arrestohet kush është i arrestuar, dhe pastaj jepen ato shifrat edhe mirupafshim. Për të vrarë nuk ka këto kohë, se ka një marrëveshje, pra kur dy kafshët e territorit, shteti dhe krimi bëjnë një marrëveshje, ka një të mirë, s'ka vrasje. Pra ata sundojnë qetësisht, paqësisht.
Po t'i pyesësh dy palët në këto momente, ata thonë çfarë do bëhet me protestën. Kanë nevojë për ata, s'kanë nevojë ata, s'duhet të bëjnë asnjë gjë ata, s'duhet të bëjnë. Por raporti i Europolit është në vazhdën e një sërë raportesh, tashmë ne kemi raportin e DEA-s, raportin e Departamentit të Shtetit, raportin e Antimafies Italiane... Pra po t'i shikosh, të gjithë raportet janë fashikuj, që duhen marrë, duhen qepur të gjithë bashkë, dhe ata do bëjnë një libër, dhe ai mund të quhet 'Dosjet Shqiptare'. Shiko, dy aksionet e fundit të SPAK-ut, thjesht ishin një kampion i industrisë së ndërtimit në Shqipëri. Që fut dorën, ku të duash ti, nga Velipoja, zbrisje deri te Pema e Thatë në Ksamil. Po nuk del blof, sepse është ngritur infrastruktura për ta bërë këtë gjë. Pra, jo rastësisht erdhën në këtë pikë. Nëse kujtoni mandati i parë ka qenë puna e hashashit. Po flas me Lazaratin, jemi në qershor, ka qenë operacioni i famshëm i qershorit 2014, pra nisi te kanabisi. '15-a i dha, '16-a i futi kanabizim të gjithë Shqipërisë, u fituan milionat e parë. Dhe pastaj kalon direkt.
Po licencën e kemi për të bardhën, nuk e kemi bërë për të bardhën. Prandaj kaloi direkt, nga e gjelbra tek e bardha. Gjermanët erdhën herën e parë më 2015-ën. U bë laboratori në Xibrakë, dhe porosia e parë u dha në Gjermani. Kërkonin 300-100 kg kokainë, dhe ata thanë uau, kush është ky që ka hyrë në treg, i ka shkuar një çift nga Tirana atëherë atje në Gjermani dhe kërkonin 300-100 kg. Hynë ata edhe... Ne e kemi 100 kg, do t'i fusim në treg, kush e merr përsipër? Aty u alarmuan, thanë po nga vjen kjo? Erdhën në Xibrakë, e gjetën, e gjitha aty. Aty ishte laboratori, aty ishin kimistët. Ne thamë ne si gjithmonë ikni se po vijmë... por shenjat i dhamë. Pastaj çfarë ndodhi? Mbaj mend ,ë 2018-ën, në shkurt, tabloidi më i madh gjerman 'Stern' publikoi një histori, ka qenë gati 13 faqe, titulli kopertinë ka pasur 'Rruga e re e kokainës'. Ishte harta e Europës, dhe një vizë kokaine që vinte nga Shqipëria dhe shkonte në Gjermani. Mbaj mend që bëri zhurmë të madhe në atë kohë.
U kap italiani pastaj, se ai na krijoi lidhjet me Guardia di Finanzën dhe italianët e shkrinë me ato skafet e tyre nëpër territor. Fati i jonë i madh ishte që në acarim e sipër, brenda javës u kap sasia rekord që është edhe sot, 613 kilogramshi i famshëm i Maminasit. Në momentin që u kap ajo, e kam çuar me vrap aty, sepse e kishin për ta hedhur në gjyq atë, u thashë 'Urdhëroni? Kërkuat, ja ku e keni'. Është kapur në Maminas por do vinte në Gjermani. Dhe gjithë ajo ishte rekord në fakt. Kemi kohë në Ekuador, ne kemi dëshmorë në Ekuador. Të mos i harrojmë ata. Dashin se e harruam. Po Dashi ishte i fundit. Pra ne sot kemi shqiptarë të vrarë në Ekuador, në Kolumbi, në Peru, në Brazil...Ne e kemi marrë me meritë atë pozicion tregu, vëmendjen që i kushtohet sot nëpër raporte, ne e kemi merituar.
Shiko si operojnë. Kryesisht janë, çdo shqiptar që punon aty ka një partner lokal. Nëse ata hyjnë në luftë me njëri-tjetrin... për shembull në Ekuador dy grupet kryesore ishin 'Los Choneros' dhe 'Los Lobos'. 'Los Lobos' janë ushtri, është një kartel që shkon diku te tetë mijë anëtarë. Ekuadori nuk është vend prodhues. Është vend tranziti. Pra kartelet nga Kolumbia, nga Peruja, nga Bolivia e sjellin aty. Shqiptarët janë të lidhur, për shembull Dritan Gjika, që u bë nga më kryesorët atje për shkak të lidhjeve me familjen e presidentit paraardhës Guillermo Lasso, furnizimi vinte nga Los Choneros.
Gramoz Rexhepi apo Dritan Rexhepi po ashtu, gjatë kohës që ka qenë në burg qëndronte me bosin e Los Choneros... pra lidhja ishte direkte atje. Dhe funksionon: nëse ty të vritet ose futet në konflikt partneri lokal, ti duhet të largohesh derisa të stabilizohen gjërat. Sepse kundërshtari lokal i partnerit tënd të shikon ty si armik, pse? Se ti je financuesi, ti çon para atje, ti je tregtar shumice. Pra nëse ti shkon e merr 7 ton, 10 ton, ça është ajo? Është financimi i një lufte që bëhet atje. Shqiptarët filluan dhe e rritën nivelin e tyre derisa ne shohim që për 7-8 muaj janë kapur 9 ton. Duke patur parasysh që një në nëntë ngarkesa kapet, 90 ton kanë kaluar. Dhe këto janë hetime historike. Pra janë të kohës së Sky-it. Pra nga korriku i 2019-ës deri në marsin e 2021-shit.
© SYRI.net