Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zverneci 2.0, Rama i përgjigjet protestës me dhunë

U tërhoqën zvarrë nga policia dhe u arrestuan, lirohen Dritan Goxhaj dhe në tjetër protestues

U tërhoqën zvarrë nga policia dhe u arrestuan, lirohen Dritan Goxhaj dhe në tjetër protestues

16:52, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë qëndruar për disa orë në qelitë e komisariatit nr 1, të Tiranës, Dritan Goxhaj dhe një protestues tjetër të cilët u arrestuan në mënyrë të dhunshme nga policia e cila shpërndau në mënyrë të dhunshme protetën e qytetarëve sot paradite para parlamentit.

Ndërkohë në komisariat janë edhe 4 protestues.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj, është protestuesi që pak ditë më parë lexoi për herë të parë në shesh kërkesat drejtuar Edi Ramës, - kërkesa e parë dhe e panegociueshme dorëheqja e Ramës. 

Çfarë ndodhi sot?

Gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë përpara Parlamentit të Shqipërisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, u regjistruan tensione dhe përplasje me forcat e policisë.

 Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Parlamenti Krimit” protestuesit qëlluan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve teksa dilnin  nga parlamenti.

Policia ndërhyri në mënyrë agresive duke dhunuar fizikisht dhe duke tërhequr zvarrë  çdo protestues që ishte para parlamentit. Me efektivë të maskuar që kishin hyrë në mes të protestës u bë edhe ndërhyrja e befasishme për të arrestuar protestuesit më aktivë, si një shenjë terrori për ndalimin e protestës. Në total policia ndaloi 6 persona.

Pas arrestimeve, dhjetëra qytetarë u mblodhën fillimisht pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe më pas para Komisariatit nr. 1, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, duke brohoritur "Lironi çunat" dhe duke akuzuar policinë për dhunë të pajustifikuar ndaj protestuesve.

Rreth orës 16:45 nga ambientet e komisariatit janë liruar aktivisti Dritan Goxhaj dhe një tjetër qytetar i ndaluar gjatë protestës. Ndërkohë, katër protestuesit e tjerë vijojnë të mbahen nga policia, ndërsa qytetarët kërkojnë lirimin e tyre të menjëhershëm. Goxhaj sëbashku me qytetarë të tjerë të arrestuar qëndruan pë rreth 3 orë në Komisariatin nr.1 në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco