VIDEO-SYRI TV/ ‘E hodhën në kosh’ qytetarët tërhiqen zvarrë, policia terror ndaj protestuesve

16:48, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e qytetarëve është shpërndarë në mënyrë të dhunshme nga Policia që ndërhyri në mënyrë agresive duke dhunuar fizikisht dhe duke tërhequr zvarrë çdo protestues që ishte para parlamentit. Me efektivë të maskuar që kishin hyrë në mes të protestës u bë edhe ndërhyrja e befasishme për të arrestuar protestuesit më aktivë, si një shenjë terrori për ndalimin e protestës. Mes të arrestuarve në mënyrë të dhunshme është edhe Dritan Goxhaj, protestuesi që lexoi në shesh kërkesat drejtuar Edi Ramës. Nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Parlamenti Krimit” protestuesit qëlluan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve teksa dilnin nga parlamenti.

Nga SYRI TV

Nga sulmet verbale sharjet tashmë kryeministri Edi Rama ka kaluar në një faze tjetër atë të dhunës dhe terrorit ndaj qytetarëve që për 31 ditësh kanë protestuar para zyrës së tij për të kërkuar dorëheqjen. Protesta e qytetare është shpërndarë në mënyrë të dhunshme nga Policia që ndërhyri në mënyrë agresive duke dhunuar fizikisht çdo protestues që ishte para parlamentit

Tërheqje zvarre në rrugë, terror dhe dhunë të pa precedent ka përdorur policis e shtetit ndaj protestuesve për tu prangosur në mënyrë të dhunshme para parlamentit. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë nuk kishte asnjë lëvizje apo tentativë force nga protestuesit, që u përballën në mënyrë direkte me dhunën policore.

Me efektivë të maskuar që kishin hyrë në mes të protestës u bë edhe ndërhyrja e befasishme për të arrestuar protestuesit më aktivë, si një shenjë terrori për ndalimin e protestës. Mes të arrestuarve në mënyrë të dhunshme është edhe Dritan Goxhaj, protestuesi që lexoi në shesh kërkesat drejtuar Edi Ramës.

Më herët protestuesit bllokuan hyrjen e kuvendit duke vendosur edhe një kosh plehrash me mbishkrimin e Edi Rama duke simbolizuar faktin se qytetarët e kanë hedhur në kosh kryeministrin. Tek koshi i mbeturinave kanë shkruar emrat e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Ardit Bidos, Iris Luarasit dhe Taulant Ballës, teksa në këto çaste kanë ndërhyrë forcat e policisë për të mos i lejuar ti afrohen Parlamentit.

Por protestuesit të vendosur para parlamentit ne nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Parlamenti Krimit” qëlluan me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve. Makinat e zv Kryeministres Albana Koçiu dhe ministrave që qeverisë Rama, Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhe që dalim nga Parlamenti janë qëlluar me veze. Gjithashtu edhe makina e deputetit të PS Erion Brace, është qëlluar me vezë, por ajo drejtohej nga shoferi i tij

Por protestuesit janë zhvendosur dhe nga hyrja anësore e Parlamentit, teksa deputetët e mazhorancës kanë zgjedhur të vijnë herët në seancë për të evituar përballjen. Por një prej tyre Tërmet Peçi zgjodhi të largohej, pak minuta pasi kishte nisur seanca por nuk i ka shpëtuar llogaridhënies së protestuesve

Pa mikrofon dhe pa podium, duke sfiduan temperaturat e larta me qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit ku kryefjalë e protestës ishin simbolet dhe mesazhet. Parlament i krimit ishin në krye të mesazheve të protestës, duke iu referuar disa deputetëve që kanë shkuar në atë sallë si përfaqësues direkt të karteleve të drogës në Durrës dhe Elbasan.

Ndërkohë studentët që ju bashkuan kësaj proteste kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të protestuar. Ata kanë vendosu gjoba në makinat e deputeteve që ndodheshin jashtë godinës së parlamentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco