Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një takim me shefin e komisariatit, si edhe me protestuesit e ndaluar pas protestës
Balliu theksoi se mbajtja e tyre në komisariat pa akuza përbën shkelje të ligjit.
Ai bëri të ditur se drejtuesit e Policisë do të thirren në Komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime lidhur me, sipas tij, “këto akte kriminale”.
Gjatë vizitës, Balliu takoi edhe familjarët e të ndaluarve, mes tyre nënën e të riut që, u mor zvarrë nga efektivë policie të paidentifikuar. Ai bëri të ditur gjithashtu se i dorëzoi personalisht ilaçet një protestuesi të arrestuar, pasi familjarëve nuk iu lejua t’ia dorëzonin vetë.
Në Komisariatin e policisë të pranishëm ishin dhe deputetet e PD, Greta Bardeli dhe Klodiana Capja.
© SYRI.net