‘Lironi çunat’/ Protestuesit ulen në rrugën përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë: Janë arrestuar 6 persona

15:00, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 31-të radhazi, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, u shoqërua me tensione të forta përpara Parlamentit, të cilat më pas u zhvendosën para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Duke folur për gazetarin e SYRI-t, Klajdi Bodlli, qytetarët theksojnë se policia ushtroi dhunë të ashpër ndaj pjesëmarrësve gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e tubimit, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan me forcë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pas arrestimit të gjashtë personave, protestuesit u zhvendosën përpara Drejtorisë së Policisë, ku vijuan protestën me thirrjet "Lironi çunat", duke kërkuar lirimin e të ndaluarve dhe duke denoncuar, sipas tyre, përdorimin e dhunës nga efektivët.

Intervistat në rrugën përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë:

Klajdi Bodlli: ...do vijoni të qëndroni këtu apo?

Protestuesja: Patjetër që do vijojmë të qëndrojmë, janë marrë zvarrë gjashtë persona. Dhe ti nuk mund të marrësh një person zvarrë në atë mënyrë. Kjo protestë nisi siç e thanë dhe bashkëprotestuesit e tjerë, nisi për personin që u mor zvarrë në Zvërnec, u morën të tjerë këtu. Ky shtet nuk jep siguri. Për çfarë duhet të largohemi ne?

Edhe ne u dhunuam, po duke qenë se ishim nga vajzat... ne bëjmë politika, bëjmë propagandë për kundër dhunës, ndërkohë që dhunohemi nga policia e shtetit. Gjithsesi, unë për veten time nuk mund të flas, por më vjen shumë, shumë keq për ata persona që janë marrë zvarrë. Asnjë kafshë nuk mund të merret zvarrë në asnjë lloj mënyre, jo persona, jo individë, njerëz.

Kaq, unë s'kam çfarë të them më shumë.

Klajdi Bodlli: Një reagim në lidhje me këtë situatë, si do të veproni?

Protestuesi: Në radhë të parë ishte një protestë totalisht paqësore. Ne donim që të prisnim daljen e parlamentit të gjithë grupeve parlamentare, për të shprehur pakënaqësitë tona dhe për të ngritur shqetësimet që kishim në lidhje me ligjet që kanë miratuar, përsa i përket shpronësimeve. Pati një reagim të dhunshëm nga ana e policisë. Sot pati një degradim të policisë së shtetit, pati dhunë ndaj vajzave dhe ndaj grave. Kishte vajza dhe gra të shtrira në shesh, në tokë prej shtytjeve të policisë, dhe policia vendosi që të shkelte mbi to dhe të kalonte sipër vetëm për të shtyrë dhe për të arritur pozicionin që kërkonte. Kështu që ky ishte një akt dhune nga qeveria, nga policia, dhe për këtë do mbajnë përgjegjësi dhe ne do rezistojmë deri në fund.

Klajdi Bodlli: Faleminderit. Kemi një zotëri i cili ka debatuar... si jeni? Ju kam parë para parlamentit që keni debatuar me disa prej efektivëve të policisë. Një reagim në lidhje me këtë situatë...

Protestuesi tjetër: Normalisht. Kam prej 30 ditësh këtu, kam ikur vetëm jam larguar për disa ditë në Francë se kam pasur një mik timin, dhe kam ardhur këtu. Policia sot duhet të jetë më shumë se kurrë me popullin, jo me kriminelët. Ata dalin kërkojnë... kriminelët u bëjnë shtëpira, kurse përfaqësuesit e krimit i kanë të gjithë në parlament. Normalisht të gjithë duhet të jemi me këtë kauzë, duhet i gjithë populli shqiptar i bëj thirrje. Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për ju. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të gjithë këtu në shesh dhe të kenë përçarje sa të duash, ne nuk na përçan dot askush sot.

Klajdi Bodlli: Ju kam parë që gjatë gjithë kohës para parlamentit keni debatuar dhe keni diskutuar me efektivët e policisë. Cilat ishin arsyet?

Protestuesi tjetër: Normalisht sepse policia sot duhet të jetë me ne. Një rrogë 600 mijë lekëshe nuk e bën dot më të pasur. Në qoftë se ty nesër, nga policat, i bie halli siç më ka rënë mua në familje për një mjekim, ai do vijë si vëllai im, do vijë në Francë. Atëherë dhe policët duhet ta kërkojnë të drejtën këtu me ne!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco