Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Xhixho: Shqipëria s’mund të qeveriset me represion

Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Xhixho: Shqipëria s’mund të qeveriset me represion

15:41, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve para Parlamentit.

Xhixho akuzon Policinë e Shtetit për përdorim force ndaj qytetarëve dhe kërkon lirimin e personave të shoqëruar.

Deputetja e PL-së thekson se e drejta për protestë është një e drejtë kushtetuese dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar, si dhe hetim për çdo rast të pretenduar dhune.

Reagimi: 

Dënoj me forcë dhunën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestuan paqësisht para Parlamentit. Kur një qeveri nuk u përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo autoritet.

Marrja zvarrë me forcë e protestuesve është e njëjta skenë e shëmtuar, që nxiti zemërimin masiv të shqiptarëve një muaj më parë. 

Shoqërimet në komisariat dhe dhuna ndaj protestuesve nuk do ta shuajnë revoltën e shqiptarëve ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe askush nuk duhet të ndalohet apo të trajtohet si kriminel sepse po e ushtron këtë të drejtë.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të ndaluar dhe mbajtjen e përgjegjësisë për çdo akt dhune të ushtruar ndaj tyre. Shqipëria nuk mund të qeveriset me frikë dhe represion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco