Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët vijojnë protestën para Drejtorisë së Policisë Tiranë

Dhuna e policisë ndaj protestuesve te Kuvendi, reagon Berisha: Egërsi shtazore…

15:06, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës shqiptare ka reaguar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë para kryesisë së Kuvendit.

Egërsi shtazore, shkruan Berisha.

“Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve”.

Mesazhi:

Egërsi shtazore!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë. Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t'i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.

Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi. Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që po humbet legjitimitetin në sytë e qytetarëve.

Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco