Gara për kreun e SPAK/ Ambasada gjermane mesazh: Drejtuesi i ri duhet të zgjidhet larg çdo ndikimi të jashtëm

Gara për kreun e SPAK/ Ambasada gjermane mesazh: Drejtuesi i ri duhet të zgjidhet larg çdo ndikimi të jashtëm

17:34, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar për hapjen e garës për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duke çuar një mesazh pushtetit dhe KLP-së që gara të zhvillohet pa ndërhyrje nga jashtë dhe të jetë e lirë dhe pa ndikime, sikurse kemi parë në rastin e zgjedhjes së Dumanit më herët. I cili u zgjodh përmes një loje kungulleshkash publike mes Yuri Kim dhe Ramës që në të vërtetë ishte një skemë për t’ia dorëzuar SPAK-un kryeministrit, siç rezultoi me Altin Dumanin.

Reagimi i ambasadës:

Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi:

"Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.
Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.
Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco