Protestat në Gjeorgji, Berisha shpërndan pamjet: Opozitarët gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!

Protestat në Gjeorgji, Berisha shpërndan pamjet: Opozitarët gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!

23:04, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra persona dolën sot nëpër rrugët e Tbilisit pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, 'Ëndrra Gjeorgjiane' (Georgian Dream) në ditën e zgjedhjeve lokale.

Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në orët e mbrëmjes protestuesit tentuan të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi. Policia e Gjeorgjisë u detyrua të përdorë sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve.

Pamjet kur protestuesit tentojnë të hyjnë në presidencë kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa janë shpërndarë dhe nga kreu i PD-së Sali Berisha.

“Opozitarët Gjeorgjianë pushtojnë pallatin e presidentit kukull të diktatorit!” shkruan Berisha

Opozita pro-perëndimore e vendit ka nisur protestat që prej vitit të kaluar, kur 'Georgian Dream' shpalli fitore në zgjedhjet që kritikët i cilësojnë si të manipuluara.

Pas zgjedhjeve, partia në pushtet pezulloi bisedimet e Gjeorgjisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ndalur papritur një objektiv kombëtar të kahershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco