Revolta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij vijon edhe këtë të shtunë, duke hyrë në ditën e 49-të radhazi.
Pas marshimit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, protestuesit pritet të mblidhen sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më të madhe.
Sipas tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Gjatë protestave të deritanishme nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet kundër mazhorancës, me slogane si: “Shqipëria kërkon revolucion”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, “Rama SPAK you!” dhe “Parlament i krimit”.
Protestuesit deklarojnë se protesta do të vijojë çdo ditë, duke theksuar se lëvizja nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata u kanë bërë sërish thirrje qytetarëve që t’u bashkohen tubimeve në bulevard, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një shprehje të qëndresës qytetare.
© SYRI.net