Lajmi i fundit

Tragjike/ Humb jetën në një aksident me motor, gazetari Enrik Mehmeti

'Rama jepe dorëheqjen''/ Protesta e 49-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë nga sheshi drejt Kryeministrisë

'Rama jepe dorëheqjen''/ Protesta e 49-të kundër qeverisë, qytetarët marshojnë nga sheshi drejt Kryeministrisë

19:50, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët janë rikthyer sërish këtë mbrëmje në rrugë, duke vijuar protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi i sotëm shënon ditën e 49-të radhazi të protestave.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisjes aktuale. Më pas, ata nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre politike, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Me mbërritjen përpara Kryeministrisë, protesta do të vijojë me fjalime nga organizatorët dhe qytetarët e pranishëm. Protestuesit kanë bërë të ditur se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshime politike dhe përgjigje nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco