Protestuesi: Para 50 ditësh më la djali nga sëmundjet kancerogjene, Rama shkon e jep 4.2 mln euro për një koncert

20:44, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një prej protestuesve ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, duke akuzuar për braktisjen e shëndetësisë.

Ai deklaroi se, para 50 ditësh djali i tij kishte ndërruar jetë nga sëmundjet kancerogjene, sepse Onkologjiku nuk ka asnjë pajisje të duhur.

‘Dua të them dy fjalë për shëndetësinë, sidomos te pjesa e spitalit onkologjik.

U bëj thirrje të gjithë familjarëve që kanë të afërt me sëmundje kanceroze të dalin në këtë shesh, se nesër do të jetë vonë, për arsye që do t'jua them tani.

Mua para 50 ditësh më ka lënë djali i vetëm nga sëmundjet kanceroze. Për arsye, pse? Se këta gjatë viteve kanë vjedhur 4.2 milionë euro për një koncesion që nuk e njeh askush dhe nuk blenë një PET skaner për onkologjikun.

Dhe për t'i thënë ministres, për propagandën që bën, ka qenë në 2021-shin që radiokirurgjia e spitalit nuk punon, është jashtë funksionit dhe sa lekë kërkon ajo pajisje të bëhet, e të tjera e të tjera.

Prandaj vëllezër e motra, ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në këtë shesh, ta shporrim këtë klikë të poshtër!

Pse? Se unë në '97 kam qenë 17 vjeç, në ëndërr ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, dhe sot jam kandidat të bëhem gjysh dhe ku jemi? Ku jemi? Njerëzit hanë bukë me listë e të gjitha.

U bëj thirrje të gjithë njerëzve në këtë shesh, po kanë akoma gjak shqiptari, i lini patronazhistat të bëjnë punën e tyre. Ju faleminderit!’, u shpreh qytetari në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco