Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Vasili: Pastrimi i parave bubullon, ndërsa Rama, në ankth, gënjeu prapë si nallban!

Vasili: Pastrimi i parave bubullon, ndërsa Rama, në ankth, gënjeu prapë si nallban!

19:05, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili

I mbërthyer në darën e fakteve, Rama kërkon në mënyrë shumë qesharake të bëjë alibinë e pastrimit të parave me gjoja turizmin dhe investimet e huaja, që paskan qenë 8.5 miliardë euro, sipas gënjeshtrave të tij.

Të dyja këto, në përballjen me realitetin, rrëzohen në çast.

Ku janë investimet e huaja, që nuk i ka parë askush, ndërkohë që ekonomia veç rrënohet, me një bujqësi dhe industri në krizë pa kthim?

Turizmi e bën edhe më qesharak Ramën, këtë nallban, që flet si injorant, pa logjikë, pa tregues dhe pa shifra.

Ngaqë Ramës i është bërë fiksacion gënjeshtra, nuk jeton dot pa gënjyer, bile me seriozitet dhe pompozitet, si çdo mashtrues, tha sot:

‘Kemi aeroportin më të madh në rajon. Tirana e ka tejkaluar dhe ka lënë mbrapa aeroportin që ka qenë në krye në Ballkan.’

– tha Edi Rama.

Po çfarë thonë shifrat?

Aeroporti i Rinasit ka pasur 11.6 milionë pasagjerë.

Ndërsa të tjerët:

Aeroporti i Athinës ‘Eleftherios Venizelos’ ka pasur 33.99 milionë pasagjerë.

Bukureshti ka realizuar 17 milionë pasagjerë.

Po Greqia dhe Rumania a nuk janë pjesë e Ballkanit?

Për cilin Ballkan flet Edi Rama?

Apo vetëm lexon si papagall ato që i kanë shkruar debilët që e rrethojnë?

Edhe një pyetje për mbyllje:

Sa pasagjerë ka në linjat detare Edi Rama në Shqipëri?

Në portet shqiptare ka pasur 1.6 milionë pasagjerë.

Ndërsa në Greqi ka pasur 18.6 milionë pasagjerë.

Ndërsa në Kroaci 36 milionë pasagjerë.

Kështu matet turizmi, jo me gënjeshtrat e një kryeministri nallban si Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco