Një qytetare e pranishme në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen një tjetër tubimi më 23 korrik përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj, ajo kritikoi deputetët dhe u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë kundër tyre, duke përdorur një gjuhë simbolike ndaj kostumeve të shtrenjta të politikanëve.
“A i patë vëllezërit tanë kosovarë? I lanë policat dhe institucionet me qumësht dhe ata nuk patën guximin të kthejnë as gishtin. Ju po bëni sehir, po na lini vetëm”, tha protestuesja.
Ajo ftoi qytetarët të mblidhen më 23 korrik në orën 09:00 para Parlamentit, duke shtuar: “T’ua lajmë me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta, me domate, me kastraveca dhe shalqinj”.
Protestuesja:
Mallakastra trime ku është? Berati! A e keni shitur vajin e ullirit? Apo prisni Gjergj Lucën t'ua marrin derë më derë? Lushnja, shalqinjtë, i keni shitur? Mos qani! A e patët çfarë bënë vëllezërit tanë kosovarë? I lanë policat dhe institucionet me qumësht! Dhe ata nuk patën guximin të reagonin as të ishin... i vunë para me traktorë në mes të qytetit!
Çfarë do bëni ju? Mbani sehir? Na lini vetëm? Jemi vëllezërit tuaj! Ju duam këtu, në datën 23, në orën 9:00, para Parlamentit! I lajmë me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta! I lajmë me domate, me kastravecë dhe me shalqi! Këtu e drejtoni fytyrën tuaj, ndryshe nuk do gjeni asnjë lloj ndihme! As për fermerët, as për Mallakastrën që i është kthyer gjithë ullishteve dhe gjithë vajin e mbajnë në shtëpi pa shitur!
Asnjë lloj ndihme! Dhe traktorat dhe naftën e marrin vetëm shokët e tyre, që janë... kanë shoqëri që nga komunizmi! Ta dini! O në datën 23, o ndryshe do rrini e mos e hapni gojën kurrë! Ju duam këtu në datën 23 të gjithë fermerët! Faleminderit!
© SYRI.net