Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës dhe të mos qëndrojnë në shtëpi.
Ai deklaroi se kryeministri Rama nuk po e lëshon drejtimin e Partisë Socialiste, por sipas tij, bashkimi i qytetarëve do të sjellë ndryshim. Protestuesi kërkoi vijimin e rezistencës, duke theksuar se tubimet duhet të përfshijnë çdo grupmoshë.
“Rezistoni për 49 ditë. Derisa ai i gjati, Edi Rama që është duke marrë PS dhe nuk e lëshon, ne do ta shkundim prej këtij vendi. Bashkë me ministrat dhe klikën e tij do ta mbajë PS-në”, u shpreh ai.
Më tej, protestuesi bëri apel për unitet mes qytetarëve dhe kritikoi ata që e ndjekin protestën vetëm nga shtëpia apo përmes rrjeteve sociale.
“Këtu duhet të jemi në shesh të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Ai do që ne të mos jemi në shesh dhe të mos jemi përditë këtu. Ne jemi për pensionistët, për malet e pyjet që po na i marrin oligarkët e Ramës”, tha ai.
Në fund, ai i bëri thirrje kryeministrit Rama të japë dorëheqjen, duke deklaruar se sipas tij, “revolucioni i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm”.
Protestuesi:
Mirëmbrëma! Mirëmbrëma qëndrestarë! Mirëmbrëma njerëz të mrekullueshëm që ju rezistoni për 49 ditë. Po këtu do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa ai i gjati, Edi Rama, një legen që është, do na mbajë me zorr. Dhe nuk e lëshon, ne do ta shkulim prej këtij vendi! Sepse ai bashkë... bashkë me ata ministrat dhe deputetët... ai do me na mbajt.
Po ne do të bëjmë revolucion dhe do të jemi... do të jemi të tërë të bashkuar! Nuk duhet këtu që të kemi përçarje. Këtu do të jemi të tërë të bashkuar, këtu do të jemi në shesh, i madh e i vogël. Emigracioni, mërgata, të jemi këtu në shesh, sepse arsyeja është: ai do që ne mos të jemi në shesh dhe mos të jemi përditë këtu. Por mosardhja juaj këtu në shesh, dhe e disave që rrinë nëpër shtëpia, disave që shohin televizorin, disave që rrinë e shohin rrjetet sociale edhe nuk vijnë këtu, është gabim!
Sepse ne jemi... jemi për pensionistat me 100 mijë lekë. Ne jemi për malet, për tokat, për pyjet që po na i marrin me paketë malesh këta oligarkë të Edi Ramës! Dhe i thamë Edi Ramës: Jep dorëheqjen! Sepse revolucioni i popullit dhe i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm. Dhe nuk do të shmanget as edhe një ditë. Natë e ditë do ikin prej këtu.
Prandaj, ju përshëndes, dhe me datën 23... me datën 23 në orën 08:30 para Parlamentit, dhe t'u tregojmë atyre... atyre legenave dhe atyre 140 deputetëve që rrinë atje të mbështjellur dhe ikin nëpër skuta, t'u tregojmë dhe të pimë kafe me ta! Të pimë kafe me ta atje ku i morën ata 22... 22 të burgosur politikë i morën... për arsye dhe i futën në errësirë. Prandaj, ju them: Bashkohuni dhe jeni përditë në protestë! Sepse përçarja nuk i shërben protestës, përçarja i shërben atij legeni, të gjatit. Ju përshëndes dhe mos u dorëzoni! Mos u dorëzoni! Revolucion! Revolucion!
© SYRI.net