'Pazarxhinjte e Apelit, vranë djalin tonë për herë të dytë ' Familja Toshkëzi akuzon gjyqtarët dhe prokurorin për manipulim të dosjes

'Pazarxhinjte e Apelit, vranë djalin tonë për herë të dytë ' Familja Toshkëzi akuzon gjyqtarët dhe prokurorin për manipulim të dosjes

17:41, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familja Toshkëzi ka reaguar edhe një herë me një reagim publik kundër treshes së gjyqtarëve të gjykatës së Apelit Brikena Ukperaj, Marsela Pepi dhe Dritan Hasani, të cilët ulën me 6 vite dënimin e Aksel Hoxhës. Ky i fundit mbrëmjen e  19 prillit 2023, vrau 20-vjeçari Stiven Toshkezi. 

Më 18 nëntor 2025. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë dha dënoi Alsel Hoxhën, me 12 vite burg duke i ulur 6 vite. 

”Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj i njohur per grabitjen e famshme te Rinasit”  ngre zërin familja.

Familja denoncon manipulimin e dosjes nisur që në gjykatë të shkallës së parë nga prokurori Albert Demirneli,  të cilin e akuzojnë se është munduar të fshehë faktet për të lehtësuar autorin.

Denoncimi publik

Me date 18 Nentor 2025 gjyqtaret e korruptuar te GJykates se Apelit :

BRIKENA UKPERAJ
MARSELA PEPI
DRITAN HASANI

Ma vrane djalin per here te dyte duke ndryshuar vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare nga 18 vjet heqje lirie per autorin, ne 12 vite burg.

Treshja e demoneve te Apelit
BRIKENA UKPERAJ
MARSELA PEPI
DRITAN HASANI

Manipuluan drejtesine ne kembim te parave. Pazarxhinjte e apelit po mbrojne Arber Murataj, djalin e Admir Murataj I njohur per grabitjen e famshme te Rinasit dhe Enzi Mazen babai I te cilit eshte emer I njohur ne gjykata e prokurori.

Neshat Shahin Maze punon si ekspert ligjor ne Gjykaten e Apelit,  Gjykaten e Shkalles se pare, Gjykaten e Larte etj…. Me pak fjale I njeh mire gjykates e prokurore dhe po ndikon drejtperdrejt ne manipulimin e kesaj dosje.

Enzi Maze ishte bashkepunetor ne vrasje ate nate, por sot  fal njohjeve te babait te tij, ai vazhdon studimet I qete ne Hollande. Pra me leket e krimit Gjyqtarja Ukperaj ka shitur ceshtjen duke u bere pale me krimininelet.

Por manipulimi I dosjes ka filluar qe ne Gjykaten e Shkalles se pare nga prokurori dallaveraxhi Albert Demirneli I cili ka bere nje dosje te turpshme , ku heq e ve detaje sipas qejfit, fsheh prova e ndryshon deshmite nga fleta ne flete, te cilat beheshin per te lehtesuar vrasesin .

Ai arrin deri aty sa ne konkluzionet perfundimtare thote qe nxjerrja e mjetit preres[thike] eshte bere nga viktima e vepres penale dhe vrasja ka ndodhur aty per aty, pasi ky I fundit ka sulmuar te pandehurin Aksel Hoxhaj.

Por autori I krimit e ka pohuar vet qe thiken e kishte me vete ate nate sepse do hapte kutite e kremrave meqenese babai i tij ka nje dyqan kozmetike.

Aksel Hoxha eshte kapur me thike ne xhep dhe ne moshen 17 vjecare nga nje operacion rutine I policiese. Kete fakt prokurori u mundua ta fshihte duke I thene oficerit te policies Igli Molla qe eshte detaj pa vlere.  Prokurori Demirneli eshte munduar te fshehi fakte per te lehtesuar autorin  te cilin e quan qytetar model.

Nuk e di nese Gjyqtarja Ukperaj do jepte 12 vite burg per vrasesin , nese viktima do ishte djali I saj I vetem. Vetem nene nuk quhet kjo kriminele me shkolle magjistrature. Pasi dha vendimin pa ju dridhur qerpiku me shikonte nga dritarja e gjykates teksa therrisja ‘’ Tani e kuptoj pse i vrasin gjyqtaret, te lumte dora Elvis Shkembi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco