SKANDALI/ Ardian Halili ndërtoi resortin luksoz 5,600 m², kur ishte në detyrë si kryeinspektor i IMT-së Durrës

10:26, 28/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ardian Halili ndërtoi resortin luksoz, i njohur me emrin “Restorant Saint Michelle Camping Hotel” në fshatin Shetaj të Ishmit, në Kepin e Rodonit, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës si kryeinspektor i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në bashkinë e Durrësit.

Pra ai që duhej të shembte ndërtimet pa leje ndërtoi vetë ndërtim pa leje. Nuk bëhet fjalë për një kasolle, apo apartament por një resort luksoz, me 11 kabina garsionere, një godinë 2 katëshe, një fushë minifutbolli, pishinë, të gjitha të ndërtuara pa leje në një sipërfaqe toke prej 5600 metrash katrorë, E këto ndërtime kanë nisur gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë, pra 2018 deri në 2021, vit kur dhe ai është shkarkuar.   

“Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim“ bëri të ditur sot drejtori i policisë së Durrësit, Vilson Bala, në një konferencë për median.

Ardian Halili u arrestua dje, 27 gusht 2025 dhe policia publikoi sot pamjet e prangosjes së tij.  

Ky rast është dëshmia më e qartë e zyrtarëve të shtetit, shfrytëzuan postin për të pasuruar veten. Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: "Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi", "Korrupsion i zyrtarëve të lartë" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Kush ishte në krye të bashkisë së Durrësit?

Ardian Halili ka qenë në krye të IMT-së Durrës, ku kryeqyteti bregdetar drejtohej nga Vangjush Dako (2007 - 2019)  i cili nuk u kandidua nga Rama në zgjedhjet vendore të 2019. Pak muaj më pas Dako u shpall i padëshirueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit me motivacionin e “korrupsionit madhor” ( korrik 2019) 

Ai u akuzua nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët veç narkotrafikut dyshohet se ndikuan në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.

Nga 2020 e në vijim në krye të bashkisë u vendos Emirjana Sako e besuara e Vangjush Dakos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco