Momentet e frikshme kur masivi shkëmbor shembet dhe zë rrugën Kir –Ndërlysaj, në Dukagjin! Rruga 2 ditë e bllokuar

16:16, 13/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Momentet e frikshme kur masivi shkëmbor shembet dhe zë rrugën Kir –Ndërlysaj, në Dukagjin

Deputetja e PD-së Greta Bardeli ka publikuar momentet e frikshme të shembjes së masivit shkëmbor në rrugën Kir –Ndërlysaj,  pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II gjatë ditës së djeshme. 

“Sot momente frike dhe tmerri në rrugën Kir - Ndërlysaj! Pamjet flasin vetë!”, shkruan deputetja e PD-së

Rruga lidh banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, me Shkodrën.

Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibajn në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.

Rruga është ende në ndërtim e sipër. Aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, ndërsa po punohej loti i dytë, Kir-Ndërlysaj ku dhe ka ndodhur shembja.

Masivi shkëmbor është shembur dje dhe rruga vijon e bllokuar prej dy ditësh, ndërhyrja është e pamundur dhe e rrezikshme. Masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash.

Lexo dhe: Shembet masivi shkëmbor në rrugën në ndërtim të Dukagjini, aksi që lidh disa fshatra i bllokuar prej dy ditësh

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco