Shembet masivi shkëmbor në rrugën në ndërtim të Dukagjini, aksi që lidh disa fshatra i bllokuar prej dy ditësh

Shembet masivi shkëmbor në rrugën në ndërtim të Dukagjini, aksi që lidh disa fshatra i bllokuar prej dy ditësh

15:57, 13/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, është bllokuar segmenti rrugor.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë dëmtim i kalimtarëve apo i punonjësve të firmës që po kryen punimet.

Shembjet vijojnë edhe sot. Autoritetet bëjnë me dije se është tepër e rrezikshme të përdoren fadromat apo eskavatorët, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash.

Shembja ka bllokuar aksin që lidh disa fshatrat e Dukagjinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco