Për të përballuar mungesën e madhe të shoferëve, Gjermania ka miratuar ndryshime në rregullat për kualifikimin e shoferëve profesionistë.
Një nga risitë kryesore është se provimi teorik për kualifikimin bazë do të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Reforma përfshin edhe masa të tjera, si shkurtimin e kohëzgjatjes së provimit praktik dhe njohjen më të lehtë të patentave të disa vendeve jashtë Bashkimit Evropian.
Synimi i qeverisë gjermane është të tërheqë më shumë shoferë të huaj dhe të zbusë mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e transportit.
Ndryshimet janë miratuar nga Bundesrati dhe do të hyjnë në fuqi pasi të publikohen zyrtarisht në Gazetën Federale.
© SYRI.net