Nga Elton Qyno - Syri.net
Një kryeinfermier i spitalit infektiv të Durrësit është arrestuar nga policia, lidhur me arratisjen e Altin Ndocit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kryeinfermieri Aulon Çuko është ndaluar pasi ka plotësuar dokumenta mjekësorë që paraqesnin situatën sikur Altin Ndoci, vuan nga sëmundje të veshkave ndaj ishte e nevojshme të kryhej vizita në ambjentet e spitalit.
Mëngjesin e sotëm janë arrestuar dhe 5 punonjësit e grupit të shoqërimit të Altin Ndocit në ambjentet e spitalit, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke mos i vendosur prangat.
Në pranga ka përfunduar Dezdemon Prezaj, Dorjan Saraçi, Fatjon Baçi, Aranit Çela.
Kujtojmë se punonjësi i policisi Fation Baçi që është marrë i pandehur nga SPAK, pasi i dha telefonin Erjon Veliaj për të folur me gruan e tij, Ajola Xoxa.
Në prokurorinë e Durrësit tashmë janë hapur dy dosje penale, ajo e largimit të Altin Ndocit dhe bashkëpuntorëve të tij dhe pjesa e dosjes së personelit të burgut.
Të arrestuarit:
-Aulon Çuko- Kryeinfermieri
-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë
-Pesë policët e shoqërimit:
Dorjan Saraçi,
Sal Ferollari,
Preng Marvataj,
Fatjon Baçi,
Aranit Çela
-Violeta Uka
/ Syri.net/
© SYRI.net