Maskohej si avokat i njohur, ja bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët

Maskohej si avokat i njohur, ja bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët

11:57, 18/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno - Syri.net

Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale me nr. 3377 që bën fjalë për mashtrimet online përmes një rrjeti të sofistikuar të call-centërave që vepronin në Tiranë.

Gazetari i Syri-t, Elton Qyno, ka mësuar se gjatë kontrolleve të kryera në muajin qershor 2026 në ambientet e shoqërisë “AM-Studio”, me pronar Algers Mahilaj, janë gjetur disa kompjutera, lista e personave të huaj që telefonoheshin, bisedat mashtruese që bëheshin, pajisjet elektronike të instaluara, edhe aplikacionet “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”.

Këto aplikacione shërbejnë për maskimin e adresës “IP”. Ndërkohë janë gjetur edhe programe si “AnyDesk” dhe “TeamViewer”, të cilat shërbejnë për kontrollin e kompjuterëve në distancë, si dhe “MicroSIP”, i cili shërben si “telefon virtual”, për të kryer telefonata “VoIP”.

Sipas dosjes hetimore, në një nga kompjuterat e zbuluar në këtë shoqëri private, në postin e parë të punës u gjendën shënime të karakterit operacional, nën emrat “Note 2”, “Note 3” etj., ku renditeshin të dhëna personale dhe financiare të personave të huaj (kryesisht kanadezë, austriakë, gjermanë dhe italianë), bashkë me instruksione për orët e thirrjeve.

Në të njëjtin kompjuter u gjet edhe forma e prezantimit, ku përdoruesi përdorte pseudonimin “Mike Hudson” dhe paraqitej si avokat i “RR Law Firm”. Ky përdorues është identifikuar në telefonata si avokat, por realisht ka rezultuar të jetë Albi Shtylla, i cili tashmë është arrestuar.

Në kompjuterin e Albi Shtyllës, policia gjeti edhe komunikime të freskëta që kishte bërë me qytetarë të huaj, të cilëve u fiksonte orare telefonatash me qëllim për të folur si “avokat”.

“…Përshëndetje, a është ky Paul Demore? Përshëndetje përsëri, Paul, emri im është Mike Hudson nga firma ligjore “RR”, si mund t'ju gjej sot? Pra, Paul, doja të bisedonim me ne, pasi po punoj në një rast për njerëz që kanë llogari me kompani që merren me “Investime Online”, si tregti ose kriptovaluta……”

Ky është vetëm një nga mesazhet mashtruese që Albi Shtylla përdorte për të joshur pensionistët e huaj, të cilët kishin humbur paratë e tyre.

Në këto biseda, dukshëm del se ai fikson orare për t'i “ndihmuar” dhe “këshilluar” qytetarët e huaj, duke u premtuar atyre se, falë njohurive të tij, do të arrinte t'u kthente lekët e humbura përmes bursave online.

Por, për realizimin e këtij shërbimi, qytetarëve të huaj “avokati” i njohur Albi Shtylla, që fshihej pas emrit “Mike Hudson”, u kërkonte që viktimat e mashtruara të paguanin sërish një shumë monetare në euro, që ai të niste punën për t'u kthyer lekët e humbura qysh në herën e parë të mashtrimit.

Shumica e të huajve të mashtruar ishin pensionistë. Në dosjen hetimore thuhet se në postin e parë të punës, në të majtë të derës hyrëse të dhomës në fjalë, gjendej kompjuteri me numër personal SNPC0SC3CNT.

Ndërkohë, në krah të majtë të tavolinës gjendej edhe një telefon i markës “Apple”, model “iPhone 16 Pro Max”, me ngjyrë të verdhë “Gold”, i cili i përkiste Albi Shtyllës.

Nga këqyrja e kompjuterit në këtë post pune, i cili ishte i ndezur, në rubrikën Desktop u gjendën disa shënime, ku ndër të tjera shquheshin si më poshtë vijon:

“Shënim 2

Telefononi përsëri

Hemant Rambarack 16472285900 [rambarack.hk@gmail.com](mailto:rambarack.hk@gmail.com), humbur 3 vjet më parë, nuk u përpoqa ta rikuperoja, tha telefononi përsëri në mesditë (sot 5.06)

Samina Nazli, 16474703508, një vit, mashtruar, 1 mijë dollarë amerikanë, u zhdukën, nuk mund ta hap llogarinë, telefononi në çdo kohë rreth kësaj ore: 5 - 5.30 pasdite, (sot 9.06)

Cora Uhler [coruhler@gmail.com](mailto:coruhler@gmail.com) 12508894854 11,779.31 dollarë të humbur, ajo tha se nuk e di nëse shuma mund të rikuperohet sot 9.06

David Hastie [dpokey86@gmail.com](mailto:dpokey86@gmail.com) 13068915443, 300 dollarë të humbur, mars-prill 2024, kompania me të cilën ai punoi mashtrim me inteligjencën artificiale kuantike, asnjë kontakt me ta, telefononi rreth orës sonë 8 të mbrëmjes (sot 10.06)

Abdelali El Khoumrani [elkhoumraniabdelali@gmail.com](mailto:elkhoumraniabdelali@gmail.com) 13439973948 kripto humbi 2 mijë, telefononi rreth orës sonë 11 të mbrëmjes (sot: 10.06)

Tom Jones [shadowtom1986@gmail.com](mailto:shadowtom1986@gmail.com) 14033094147, ai donte të mësonte tregti, u mashtrua nga një kompani e humbur në vitin 2024, Golden Target, ata e "ndihmuan" të mësonte tregti, gjithashtu bankën e gruas së tij e mashtruan, doli në pension, e hënë, e enjte mos telefononi, telefononi rreth orës 7.30 sipas orës sonë, dërgoni email (sot 10.06), pension, invalid, linjë LAN, Android, dega e thesarit në Alberta, një bankë tjetër për pensionin e tij.

Chris McDonald 13688823552 ç[amstorm@gmail.com](mailto:amstorm@gmail.com) telefononi të hënën (15.06), dërgoni email, investova rreth 400

Bill Peroff 16472220053 [Billperoff12@gmail.com](mailto:Billperoff12@gmail.com), ata morën para nga llogaria e tij, maj 2025, Rob ishte emri i mashtruesit, tha se telefonoi në çdo kohë, humbi rreth 7.5 mijë.

Shënimi 3

MIGABO Ntinda [joco@orescanin.com](mailto:joco@orescanin.com) 15794889856 telefononi rreth orës 11 të mbrëmjes sipas kohës sonë.

Shënimi 4

Hazel Sims 14387968750

Shënimi 5

portal.obsidtel.com dollasign Closethatcall!

Shënimi 6

Përshëndetje, a është ky Paul Demore? Përshëndetje përsëri, Paul, emri im është Mike Hudson nga firma ligjore “RR”, si mund t'ju gjej sot? Pra, Paul, doja të bisedonim me ne, pasi po punoj në një rast për njerëz që kanë llogari me kompani që merren me “Investime Online”, si tregti ose kriptovaluta……”

Siç shihet edhe nga shënimet, emri “Mike Hudson” dyshohet se përdorej si pseudonim nga përdoruesi i këtij kompjuteri.

Më pas, oficerët kanë vijuar me këqyrjen e këtij kompjuteri, ku u konstatuan skedarë të ndryshëm në formatin “Excel”, ku brenda tyre gjendeshin tabela të ndryshme me emra, mbiemra, numra telefoni, adresa email-i, komente, shumat e parave etj. të shtetasve të huaj kanadezë.

Gjithashtu, në këtë kompjuter u gjetën të instaluara edhe aplikacionet “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”, të cilat shërbejnë për maskimin e adresës “IP”, “AnyDesk” dhe “TeamViewer”, të cilat shërbejnë për kontrollin e kompjuterëve në distancë, si dhe “MicroSIP”, i cili shërben si “telefon virtual”, për të kryer telefonata VoIP.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar Albi Shtylla, Egi Nela, Bjorni Karecos, Zizo Azizit dhe shtetasit e huaj paraguajani Luis Enrique Rojas Masri dhe dy angolasit Simao Lopez Samuel, Jose Inocencio Canda.

Ndërkohë, grupi vijon edhe me emra të tjerë të personave të arrestuar, si Eduard Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Marsel Lami, Xhoni Hitaj, Aida Vokli, Ledion Cenaj, Kleidi Dyrma, Eno Hana, Ema Taip, Benard Biba, Kristjan Biba, Kristina Shara, Arber Kalaja, Sindi Hitaj, Ornela Çuadari, Klevis Xheleshi, Orjan Mullai dhe persona të tjerë.

Të gjithë këta persona u proceduan për “Mashtrim kompjuterik”, kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco