Një grua e moshuar ka humbur jetën këtë të shtunë teksa po pushonte në plazh pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, e moshuara dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në bregdet. Pavarësisht ndihmës së dhënë, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se viktima është shtetase e huaj, me origjinë nga Rumania. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net