Një 62 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në banesën e motrës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, 62 vjeçari me iniciale V. K., nga Bilishti, ka shkuar për vizitë në motra në Korçë.
Dyshohet se viktima ka rrëshqitur në tualet dhe ka marrë dëmtime të rënda.
Ka qenë motra që ka njoftuar ambulancën e cila e ka transportuar në spital por për fat të keq, 62 vjeçari nuk ka mundur ti mbijetojë plagës të marrë në kokë.
Policia po kryen veprimet hetimore ndërsa trupi do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.
© SYRI.net