Shehaj: Amerika është aleat, BE aleat, po këtë vend duhet ta duam ne, në kurriz shpopullimin e kemi ne!

Shehaj: Amerika është aleat, BE aleat, po këtë vend duhet ta duam ne, në kurriz shpopullimin e kemi ne!

10:17, 16/02/2024
A+ Aa A-

Znj. Brisida Shehaj, eksperte ekonomisë, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj pompozitetit qeveritar të pritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe frustrimit qeveritar për ta transmetuar vizitën e tij në Shqipëri sipas përfitimeve të tyre politike, në një kohë kur aferat korruptive të Kryeministrit Edi Rama, ministrave socialistë dhe kryebashkiakëve të majtë tashmë janë duke u hetuar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, e mbështetur nga SHBA.  

E ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV për të rejat më të fundit që kanë dalë në dritë nga zhdukja pa gjurmë e miliona eurove nëpërmjet skemës së inceneratorëve fantazmë, pyetja e parë e thjeshtë nga moderatori Flavio Qarri ishte:  “Po Amerika, i di këto punë?!”

Dhe znj. Shehaj u përgjigj:

“Në radhë të parë ne duhet t’i themi shqiptarëve që në këtë vend vendosim ne!- theksoi ajo. - Në radhë të dytë, Blinken, kur vjen në Shqipëri, duhet të vijë për shqiptarët, dhe jo për Edi Ramën!  E në radhë të tretë, Blinken me sa duket nuk paska marrë vesh për McGonigal, se FBI-në e ka dhe agjenci varësie e jo më “të marrë vesh” për inceneratorët!

Ambasada amerikane është vënë në dijeni për këto fakte, ka kohë, kështu, që nuk mendoj se ata nuk dinë, por bëjnë thjesht se nuk i dinë, sepse kështu i leverdis politikës së momentit, kështu i leverdis lobimit që ata përftojnë për veten e tyre dhe kështu i leverdis gjithë gjësë e klasës politike, që mendojnë vazhdimisht të jenë politikisht korrektë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur burra që ua kanë numëruar në lule të ballit në mes të Parisit, të gjithë atyre që ishin tradhtarë të këtij. Ky vend po shpopullohet, ky vend po vidhet, ky vend po masakrohet dhe më thënë të drejtën, as nuk dua t’ia di me qenë politikisht korrekt as me Blinken dhe me askënd tjetër!

Amerika është aleat, Bashkimi Europian sigurisht është aleat, këtë vend duhet ta duam ne dhe në kurriz shpopullimin e kemi ne dhe jo ato ahengjet që thoshte Blinken, që as nuk i pa, as nuk di ku i pa Blinken apo ia ka thënë zonja Kim! Ky është komenti që kam unë, pasi sado ne vazhdojmë bëjmë lolot e botës, vendi ynë po merr fund!” nënvizoi Shehaj.

Ndiqni intervistën e plotë në videon e SYRI TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco