VIDEO/ 'Rama i vetmi që i bashkon në një, Grupin e PS, Policinë dhe kapot e bandave kriminale'

VIDEO/ 'Rama i vetmi që i bashkon në një, Grupin e PS, Policinë dhe kapot e bandave kriminale'

20:20, 22/05/2024
A+ Aa A-

Pjesë nga intervista me analistin Avenir Peka, në edicionin e orës 19:00 në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko me fokus: "Dy standardet e deklaratave të Altin Dumanit."

Avenir Peka: “Po të shikosh gjithë historikun nga 2013-a e këtej, ajo çfarë kemi parë është që qeveria, Grupi parlamentar i PS, Policia dhe kapot e bandave kriminale janë një dhe të ndërthurur dhe të bësh analizën në total, e vetmja dorë që mund t’i bashkojë të gjithë këta elementë, kush është?! Ai që i komandon të gjithë: Kryeministri i vendit! Kryeministri i vendit!

Dhe nuk është habi që vetëm në pushtetin lokal kanë dalë mbi dhjetë kryetarë bashkish të dënuar më përpara, të lidhur me grupe dhe anëtarë të grupeve kriminale të trafikut të drogës. Ka pasur, nuk e di numrin e saktë, por mbi dhjetë deputetë të kësaj mazhorance të skualifikuar për shkak të lidhjeve të tyre me drogën dhe jo vetëm kaq, por po të shikosh historikun, sa herë këta janë akuzuar publikisht përpara se të humbitnin mandatin, gjithmonë kryeministri u ka dalë në krah.

Po marr vetëm një shembull, kur ndodhi skandali me vëllanë e Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj ishte Ministër i Brendshëm - vëllai i tij ishte person në kërkim nga Interpoli dhe lëvizte lirshëm nëpër Shqipëri dhe bënte biznes nëpër Shqipëri, përfshirë edhe trafikun e drogës. Ndodhi një përgjiim, ajo që dihet, u identifikua.

Kryeministri doli në krah atij përgjimi duke mbajtur anën e këtij trafikanti të drogës dhe më vonë çfarë ndodhi?! E shkarkoi ministrin, por mbajti vëllanë e ministrit!

Pra, shkarkoi zyrtarin e tij dhe mbajti vëllanë e zyrtarit, trafikant droge. Ky është Edi Rama, ky ka qenë Edi Rama para se të futej në politikë, para se të kthehej në Shqipëri. Lidhjet e Edi Ramës me grupet kriminale me grupet mafioze, nuk janë të tanishme, as të kohës kur është në qeveri. Janë të kohës kur ka qenë në bashki. Të gjithë pushtetin e tij që e ka mbledhur për të ardhur tek 2013-a, ka ardhur në pushtet me grupe kriminale.

Zgjedhjet që i ka bërë më pas kanë qenë zgjedhje të mbështetura nga grupet kriminale për të arritur pikun në zgjedhjet lokale të vitit që shkoi kur në çdo bashki të Shqipërisë, në secilën prej bashkive të Shqipërisë, shtabet elektorale kanë qenë të drejtuara nga grupet kriminale.

Pra, nuk është se grupet kriminale kanë qenë pjesë e shtabit socialist. Shtabi socialist ka qenë futur, pjesë e grupeve kriminale dhe kemi pasur raste kur drejtues bandash, jo në një, por në disa , drejtues bandash kanë qenë edhe komisionerë, kanë qenë edhe vëzhgues, kanë qenë edhe financierë, janë edhe përfitues të fondeve publike në secilin rast të secilës bashki të Republikës së Shqipërisë.”/ar/sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Avenir Peka në studion e SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco