VIDEO/ Berisha: Altin Dumani, ky peng i Ramës, gënjeu kur tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar kriminal

20:33, 22/05/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka përgënjeshtruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, në lidhje me denoncimin për skandalin e inceneratorit të Tiranës.

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha tha se, para 4 vitesh padia është bërë për grup të strukturuar kriminal, në lidhje me këtë aferë të tmerrshme korrupsioni.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, dëgjojeni vetëm një aspekt të vjedhjes së tij.

Erion Veliaj merr me qira për ndërtimin e depos së ujit në Surrelin e Edi Ramës 500 metër tokë.

500 metër tokë Edi Rama thotë se aty e ka blerë me dy dollarë, por mashtron se aty ka qenë të paktën 25, kurse sot është 50 dollarë.

Pra, Erion Veliaj e ka marrë me qira tokën, e cila në rast se do blihej, mund të kushtonte gjithsej 20 mijë dollarë. Maksimumi i maksimumit.

Kurse qira paguan 20 mijë euro në vit. 10 mijë Erioni, 10 mijë Qefalia.

A ka hajdutë si këta mor miq?

Secili nga specialistët e Edi Ramës ulte kokën kur fliste.

Po Gjiknuri i mamasë që i vodhën 7 milionë euro në apartament, a e patë se si fliste apo jo?

Pra, ishte skena më tragjikomike, por prapë gjithçka ua prishën deputetët e opozitës.

Me pyetjet që i bënë, ia thanë fjalën në gojë. Mbetej dhe sillej si peng i shpifur, njeri që nuk ka dinjitet, nuk ka moral, nuk ka nder, nuk ka ligj.

Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal.

Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco