SYRI TV/ 'Dumani gënjeu kur tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar kriminal'

22:43, 22/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, një mashtrues publik dhe peng të kreut të qeverisë Edi Rama. Në fjalën e tij, Berisha e akuzoi Ddumanin se gënjeu për çështjet e inceneratorit, si dhe evidentoi faktin se Altin Dumani u pyet edhe  nga deputetët socialistë, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive si dhe janë subjekt i SPAK – ut. Berisha bëri me dije se Dumani ka dërguar në një vit, 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar në vitin 2008.

Nga SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumanin, një mashtrues publik dhe peng të kryeministrit Edi Rama.

Në protestën ku qytetarët kundërshtojnë vendimin politik të SPAK, Berisha akuzoi Dumanin se gënjeu për çështjen e inceneratorit, si dhe deklaroi  se me përgjigjet që dha në Komisionin e Ligjeve tregoi se është i kapur nga Edi Rama.

Berisha evidentoi faktin s, Altin Dumani u pyet edhe  nga deputetët socialistë, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive si dhe janë subjekt i SPAK - ut

Berisha deklaroi se  me masën e vendosur ndaj tij, prokurorët e SPAK kanë shkelur Kushtetutën si dhe  treguan se janë  në shërbim të Edi Ramës.

Sali Berisha bëri me dije sesi Dumani ka dërguar në një vit 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar në vitin 2008.

Sali Berisha i bëri thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen, pasi qytetarët nuk do e lejojnë që të qëndrojë në drejtimin e bashkisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco