Presidenti Begaj: Cameron erdhi nga Londra në Tiranë që të fliste në telefon me mua

Presidenti Begaj: Cameron erdhi nga Londra në Tiranë që të fliste në telefon me mua

20:03, 22/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me Sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron, pasi nuk arriti ta takonte gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Begaj tha se diskutuan për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve si aleatë të vjetër të NATO-s.

Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Britanisë në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve  të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

”Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco