VIDEO/ Berisha: Kur Flamur Noka ia numëroi në ballë një nga një siç e meritonte, Dumanit desh i ra koka në tavolinë

20:45, 22/05/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, duke folur në tubimin qytetar, nënvizoi faktin se, deputetët e opozitës ja thanë fjalët në gojë, Altin Dumanit.

‘Kur Flamur Noka ia numëroi në ballë një nga një siç e meritonte, Dumanit desh i ra koka në tavolinë’, tha kreu i PD-së, gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Qytetarë dhe qytetare, mos u mashtroni se ai është armiku juaj.

Sepse ju vërtet shikoni se ai arreston drejtorë me urdhër të Edi Ramës, lëshon fletëarresti për ministra, por duhet ta mbani mend mirë se në vitet 2005-2013 me ligj asnjë ministër, as kryeministri, nuk mund kurrë të merreshin me prokurime publike.

Ligji ishte i prerë sa ç’duhet të ishte.

Ndaj dhe Edi Rama nga 2013-a gjer sot nuk ka lënë kontratë pa shqyrtuar.

Nuk ka lënë tender pa analizuar, vendim pa shqyrtuar me bandat e tij dhe ka gjetur zero, zero, zero tek ministrat.

Miqtë e mi, ua thashë këtë për të mos mashtruar qytetarët. Por nuk them se nuk kishte korrupsion. Sigurisht kishte, por kishte gërshërë të forta ligji kundër tij.

Ato që përmenda më sipër, Dumani e dinte se duhej të bënte detyrën.

Ai ishte në një ekip në të cilin merrnin pjesë përfaqësuesit e doganave, tatimeve, shërbimit informativ, policisë kriminale.

Dhe Damani i partisë e dinte se të gjithë ata sy ishin te ligji se përndryshe fluturonte brenda 24 orësh aty ku duhej ta kishte vendin.

U thashë atyre të cilët citojnë deklaratat e mi. Nuk ia mohoj kujt punën, askërkujt. Por u them se ai njeri, me atë ekip, me një të pestën e shpenzimeve të sotme, regjistroi 1414 çështje penale për korrupsion.

Kurse sot me pesë herë më shumë shpenzime, sot del peng i shpifur që nuk ka nder dhe dinjitet dhe duhej të ishte larguar me kohë nga detyra.

Sot rrahte gjoksin para mëkatarëve, por kur Flamur Noka ia numëroi në ballë një nga një siç e meritonte, desh i ra koka në tavolinë, desh i ra të fikët.

Iu tha fjala në gojë pengut të shpifur, kreut të organizatës kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco