E gozhdoi me pyetje në Kuvend/ Altin Dumani dhe Edi Rama nisin hakmarrjen ndaj Flamur Nokës

E gozhdoi me pyetje në Kuvend/ Altin Dumani dhe Edi Rama nisin hakmarrjen ndaj Flamur Nokës

21:05, 22/05/2024
A+ Aa A-

E mërkura e 22 majit 2024 është dita që Altin Dumani, kreu i SPAK, do ta mbajë mend gjatë. Kjo, jo sepse ka bërë ndonjë punë në luftën kundër korrupsionit të mafies në pushtet, por sepse ka bërë pikërisht të kundërtën, ka punuar si ministri e Rilindjes në sistemin e drejtësisë.

Gjatë raportimit të tij për punën e institucionit që drejton, Altin Dumani u përball për herë të parë në jetën e tij si prokuror, por edhe si drejtues i SPAK, me pyetje konkrete të cilave jo vetëm që nuk mundi t’u përgjigje dot, por nëse nuk do të ndërhynin servilët e Ramës në Komison, reagimi i tij mund të ishte edhe më denigrues për të se aq sa pa publiku.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në seancën dëgjimore me kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ngriti një seri pyetjesh ndaj kreut të SPAK për punën e këtij institucioni, ku ndër më kryesore e pyeti në lidhje me arrestimin politik të liderit të opozitës, Sali Berisha, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, pyetje së cilës Dumani nuk mundi dot t’i përgjigjej, përveçse filloi të belbëzojë kuturru me shprehje e fraza shabllone.

Lexo edhe: Noka ‘gozhdon’ Dumanin: Ju i keni hapur proces ligjor kryetarit të opozitës pa asnjë fakt dhe provë dhe e mbani të burgosur politik

Pyetjet e Nokës kanë qenë vërtetë sfiduese për kreun e SPAK dhe kapën gafil edhe ushtarët e Ramës të cilët ndërhynë në mënyrë brutale duke krijuaj kakofoni në komison me qëllim që të shpëtonin anëtarin e organizatës së tyre në krye të prokurorisë speciale.

Flamur Noka e ka pyetur kreun e SPAK nëse është peng gjëkundi dhe nëse Prokuroria Speciale vepron me urdhërat politikë të Edi Ramës, mbi copëzimin e dosjes së inceneratorëve dhe konçensioneve, si dhe mbi vendosjen nën hetim të disa prej kryetarëve të partive opozitare.

Lexo edhe: 'Rama funksionon edhe me pengmarrje'/ Dumani meket përballë pyetjeve të Flamur Nokës: Nuk më janë rritur veshët

Dumani u pyet nga Noka nëse përbën vepër penale fakti që kompanisë së inceneratorit iu dha një bonus 8%.

Një tjetër pyetje e Nokës për Dumanin ishte ajo mbi dosjen Metamorfoza, ku u lëshuan 51 fletë-arreste, janë arrestuar 6 persona. “Kush e dekonspiroi operacionin Ju apo Policia e Shtetit, pasi kjo e fundit ka reaguar”, tha Noka, duke iu drejtuar Dumanit.

Noka tha se po të lexosh transkriptet është shqetësuese sepse një ish-deputet i PS-së që del këtu dhe organizon grup killerash për të vrarë një tjetër ish-deputet të PS-së, na rezulton i përfshirë edhe në dosjen e krimeve elektorale.

“Kush i lidh këto dy ish-deputetë që organizojnë grupe killerash për të vrarë njëri-tjetrin, mos i lidh Kryeministri? Lezha ziente për arrestimin e Arben Ndokës, përpara se jut ë bënit operacionin”, tha Dumani.

Gjithashtu Noka e pyeti Dumanin për fatin e dosjeve 184 dhe 339, që kanë të bëjnë me krimet elektorale. “Për krimet zgjedhore a është e vërtetë që Policia ka referuar pranë SPAK vetëm persona të opozitës dhe a ka persona të pushtetit që janë referuar”, pyeti Noka, kreun e SPAK Dumanin.

I gjendur pëballë pyetjeve të tilla, Dumani në vend të përgjigjeve, iu sul deputetit demokrat në një mënyrë që për pak u bë e vështirë ta dalloje kush ishte kreu i SPAK dhe kush ishte deputet i Rilindjes në Komison.

Menjëherë pasi deputeti Noka e gozhdoi publikisht me pyetje në Komisionin e Ligjeve, dhe Pandi Majko, strategjikja Xhaçka apo Ndreca i Lezhës nuk mundën dot ta mbronin siç duhet, mediat pranë pushtetit kanë publikuar lajme se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj Flamur Nokës dhe familjarëve të tij.

Ky lajm i shpërndarë me shpejtësi nga mediat e pushtetit tregon se pyetjet e Flamur Nokës kanë nxjerrë zbuluar Altin Dumanin si shërbëtor të Edi Ramës dhe Rilindjes, dhe këta të fundit nuk fshihen më por nisin menjëherë hakmarrjen ndaj kujdo që i nxjerr zbuluar.

Në vend të që të jepte informacion rreth pyetjeve për të cilat u pyet, Altin Dumani dhe Partia e tij nisin një ofensivë sulmi ndaj Nokës në megafonët e pushtetit.

Më qartë se kaq, simbioza Parti-Prokurori nuk mund të shpërfaqej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco