Boçi: Lëvizja e Gazment Bardhit e duhura, tregon nuhatje të duhur politike

Boçi: Lëvizja e Gazment Bardhit e duhura, tregon nuhatje të duhur politike

13:50, 10/09/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha në një intervistë për Euronews Albania se Gazment Bardhi ka evoluar politikisht.

Ai komentoi tryezën që organizoi ish-sekretari i Përgjithshëm, ndërsa tha se besimi i demokratëve duhet fituar sërish.

“Të themi ndryshim nuk është termi i duhur gjuhësor. Evolucion, ta themi kështu se e kupton më mirë publiku. Ka evoluar në qëndrimin politik në raport me bashkimin. Pra, ylli polar që duhet ndjekur është bashkimi, pastaj rruga është e kundërshtueshme. Sot kemi një përputhshmëri të veprimeve të zotit Bardhi dhe deputetëve të tjerë në raport me dëshirën, kërkesën, investimin 2-vjeçar për bashkimin e Partisë Demokratike. Është një hap i pritshëm, i duhur. Kjo duket qartë, jo vetëm nga reagimet tona, sepse ne paragjykohemi, jemi politikanë dhe mundohemi ta elaborojmë fjalën, por kjo duket më qartë nga reagimet e publikut,” – u shpreh Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco