Meloni kopjon Ramën, sulmon Rai3/ Televizioni i përgjigjet: Do publikojmë fakte të tjera

Meloni kopjon Ramën, sulmon Rai3/ Televizioni i përgjigjet: Do publikojmë fakte të tjera

13:36, 28/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka sulmuar emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare. Por edhe reagimi i RAI3 ka qenë i menjëhershëm. ata kanë premtuar dokument dhe fakte të tjera që do të publikohen sonte. 

Reagimi i Report:

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni sulmon emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë.

Meloni komentoi reportazhin ‘Albanian (HOT)SPOT’ nga Giorgio Mottola nga foltorja e ‘Fratelli d'Italia’ në Pescara.

‘Më ndihmoni t'i dërgoj të gjithë solidaritetin Edi Ramës për linçimin që i është bërë vetëm për përpjekjen për të ndihmuar kombin tonë. Edhe ‘Telemeloni’, e keni parasysh apo jo ‘Telemelonin’? Ka paketuar një reportazh për Shqipërinë në të cilin e portretizon si një narko-shtet.’

Tematikës do t'i rikthehemi sonte me një reportazh që do të hetojë rezultatet e dobëta të deritanishme të dekretit ‘Cutro’.

Me dokumente ekskluzive do të tregojmë se si disa zyrtarë kryesorë të qeverisë kanë shfrytëzuar në avantazhin e tyre keq menaxhimet e OJQ-ve bazuar në disa hetimeve gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco