SYRI TV/ ‘Veliaj shpalli veten kryeprokuror’, Këlliçi: SPAK si paradhomë e Ramës e Veliajt

14:05, 28/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi denoncoi sot kapjen e institucioneve të drejtësisë, të faktuara nga Erion Veliaj që shpalli veten kryeprokuror të SPAK. Sipas Këlliçit, Veliaj deklaroi se ishte në komunikim me prokurorët dhe Altin Dumanit për të përcaktuar ditën dhe orën e shkuarjes së tij, ndërsa i bëri apel Altin Dumanit të sqarojë të vërtetën. Ndërsa e cilësoi SPAK si paradhomë të pushtetit, Këlliçi i bëri thirrje edhe faktorit ndërkombëtar të reagojnë për këtë situatë.

Nga Syri TV

Belind Këlliçi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike ka denoncuar sot skemën se si Prokuroria e Posaçme është e kapur nga pushteti, e kjo e konfirmuar edhe nga deklarata e Erion Veliajt dje, që u shpreh se ka komunikuar me Prokurorët e SPAK për të kordinuar ditën dhe orën e shkaurjes së tij. Sipas Këlliçit Erion Veliaj dje vetëshpalli veten si kryeprokuror, ndërsa kërkoi nga Altin Dumani, të reagonte për të sqaruar të vërtetën. 

Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK. Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani. Pronari faktik i incenratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën. Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur me të, për tu marrë në pyetje. Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit.

Më tej, Këlliçi u ndal edhe tek deklarata e Veliajt se kishte bashkëpunuar me SPAK duke i dhuruar godinën që ata të punonin komod.

Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.

Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.

Një apel, Këlliçi e kishte edhe për faktorin ndërkombëtar, mbi kthimin e këtij institucioni të drejtësisë, si paradhomë e pushtetit.

Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij. Partnerët ndërkombëtarë, do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal 5D. Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderave të kryera nga shtabi i tij elektoral i 14 Majit 2023.

Në fund belind Këlliçi i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës që do të mbahet ditën e martë më 30 prill ora 16. 30 para Bashkisë së Tiranës, ditën që ëshët përcaktuar edhe mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco