SYRI TV/ Shqipëria drejt be me 1\3 e popullit jashtë, mediat franceze: eksod masiv i të rinjve

14:21, 28/04/2024
A+ Aa A-

Pse Shqipëria kërkon të hyjë në Bashkimin Europian kur një e treta e popullsisë tashmë  është larguar në vendet europiane? Është pyetja që ngrenë mediat prestigjioze të Francës që analizojnë eksodin masiv të të rinjve shqiptarë. Gazetat franceze raportojnë se kriza ekonomike dhe krimi i organizuar kanë nxitur largimin e qytetarëve nga vendi ndërsa vënë në dukje edhe heshtjen e politikanëve ndaj këtij fenomeni.

Nga Syri TV

Mediat prestigjoze franceze kanë ngritur alarmin mbi ekodin masiv që ka përfshirë Shqipërinë dekadën e fundit, ku një e treta e popullsisë tashmë jeton jashtë dhe shumica prej tyre janë të rinj.

La Croix shkruan se ndërsa Tirana zyrtare mbetet e etur për t’u antarësuar në bllokun europian, kriza ekonomike dhe krimi i organizuar kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendi. “Kriza ekonomike në Shqipëri, mes eksodit të azilkërkuesve dhe heshtjes së politikanëve. Mafia po zbraz vendin nga shqiptaret”-thuhet në artikullin e gazetës së mirënjohur franceze.

Prestigjozja Mediapart me artikullin e titulluar “si autokrati Edi Rama u bë aleati më i mirë i Perëndimit” vë në dukje se qytetarët po ikin masivisht nga Shqipëria edhe më shumë se vendet në luftë. “Ja faktoret e demografise në rënie: eksodi,  demoralizimi dhe frika e femrave shqiptare për të lindur fëmije nga kriza ekonomike, krimi organizuar, droga, korrupsioni, prostitucioni”- shkruan ndër të tjera mediapart.

Edhe Perspective Monde ka raportuar mbi eksodin masiv të Shqipërisë duke theksuar se mbi 700 mijë qytetarë janë larguar nga vendi vetëm në dekadën e fundit dhe se në 2020 në vendet europiane fqinje dhe në Amerikën e Veriut jetonin rreth një milion shqiptarë

Viteve te fundit mediat ndërkombëtare vazhdimisht kanë ngritur alarmin për fluksin e shqiptarëve në vendet perëndimore, veçanërisht në Britaninë e Madhe ku të rinjtë hyjnë përmes La Manch dhe më pas përfshihen me bandat shqiptare të narko-trafikut.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco