‘Arrestimi i Dakos’/ Salianji: Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar

21:24, 06/06/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako  ishte tema kryesore e ditës në vendin tonë dhe për të diskutuar mbi këtë arrestim i ftuar në emisionin AShow në SYRI TV me Adi Krastën ishte deputeti i partisë demokratike, Ervin Ssalianji.

Saliasnji është shprehur se Dako është një person më të shkuar të errët në politikën shqiptare dhe se arrestimi  i tij duhet të ishte bërë shumë kohë më para dhe se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar.

"Unë e kam nisur duke thënë që drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar dhe me këtë personazh të errët të politikës shqiptare. Krimet për të cilat akuzohet ky personazh janë krime që kryeministri ka tentuar për këtë personazh dhe shumë si ky si një normalitet politik.

Dako është akuzuar personalisht në emër të Partisë Demokratike, ish prokurori e krimeve të rënda ka pasur në përgjim zyrtar ku përfshihen grupe kriminale në blerjen e votave dhe presioni që u bëhej administratës nga kriminelët. Kushdo që ka qenë aty që nga viti 2011 aty është përballur me një mur të ngritur nga grupet kriminale dhe këto gostiteshin me prona në breg të detit.

Kushdo që merret me politikë pa pasur informacion se do të arrestohej një personazh i madh i botës së politikës në vendin tonë dhe pa diskutim në këtë kontekst për ti dhënë dhe një inkurajim kujtdo që godet persona të lidhur më pushtetit.

Dako është një nga persona që është më i lidhur me Ramën dhe besoj se ka prova të mjaftueshëm për tu mbajtur nga drejtësia. Për shkak të këtij personazh shumë njerëz në atë qytet dhe në të gjithë Shqipërinë janë hedhur në rrugë pavarësisht të cilët ishin profesionist dhe Shqipëria ka humbur një qytet të r3ëndësishëm për shkak te betonizimit që  ky njeri i ka bërë dhe ky duhet të jetë nj mësim për të tjerët."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco